KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale `Zbulimi i hershëm-Mbijetesë`
Shëndetësi

Kurti mori pjesë në ecjen tradicionale `Zbulimi i hershëm-Mbijetesë`

Kosova News
Kosova News 15:09 -24/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në manifestimin tradicional informativo – kulturor me moton “Zbulimi i hershëm-Mbijetesë”, që u mbajt në sheshin “Ibrahim Rugova”,  nën patronatin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani – Sadriu,  së bashku me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”.

Sipas njoftimit nga Qeveria, në këtë ceremoni, që mbahet në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Pas fjalimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani – Sadriu, dhe Drejtores së Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit  “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, kryeministri Kurti dhe të pranishmit, morën pjesë në ecjen tradicionale që filloi nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet në njoftim .

Ky manifestim, që po mbahet për të dhjetën herë më radhë, ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit rreth kësaj sëmundjeje, por edhe për të shprehur mbështetjen ndaj kujtdo që përballet me kancerin.

“Kanceri i gjirit është i shërueshëm, atëherë kur zbulohet herët. Për dallim nga viti 2022, në vitet 2023 dhe 2024 mbi 52% e rasteve që janë diagnostikuar janë raste në fazën e parë dhe të dytë. Pra, kjo nënkupton që janë zbuluar më herët, dhe suksesi në trajtim është shumë më i lartë. Nga kanceri i gjirit preken edhe burrat, edhe pse më rrallë: 0.5-1% të rasteve të kancerit të gjirit ndodhin tek burrat, ndërsa 1 në 8 gra diagnostikohen me kancer të gjirit. Nga ky vit, mamografia bëhet falas në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Presidentja Osmani thotë se në buxhetin e ardhshëm miratohen kërkesat për barna shtesë në onkologji

Gjithashtu lexoni:

QKUK-ja përballet me mungesë të glukozës, nuk gjendet lehtë as në farmaci

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet nëpër botë

Sot e nesër në Shkup zhvillohet takimi midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Tortë për ditëlindjen e Simiqit në Kuvend nga PDK-ja,  Zyba: Për detajet e festës është mirë të na tregojë vetë kjo parti

IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Kosova News 24/10/2024 24/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
71%
1 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Ministri i ri i Jashtëm gjerman në Kiev: Putini po përpiqet të nënshtrojë Ukrainën dhe të përcaktojë fatin e saj
11:08 -30/06/2025
“Pas vjeshtës gjej një punë tjetër”, Kurti e Rama thumbojnë njëri-tjetrin
11:06 -30/06/2025
Kampionati i Kitesurf-it në Durrës, Sako: Mbi 30 sportistë nga Shqipëria dhe rajoni
11:03 -30/06/2025
Dyshohet se është vjedhur në Greqi, sekuestrohet skafi në Sarandë
11:00 -30/06/2025
Dortmundi rikthehet në garë për Ardon Jasharin, fillon kontaktet me Club Brugge
10:57 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?