KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hetim për Dejona Mihalin e raportim çdo tre muaj – LDK poropozon rezolutë për situatën në KEK
Politikë

Hetim për Dejona Mihalin e raportim çdo tre muaj – LDK poropozon rezolutë për situatën në KEK

Kosova News
Kosova News 13:14 -24/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së i mbështetur edhe nga 43 deputetë të tjerë lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në këtë seancë po mungojnë deputetët e LVV-së.

Shefi i GP-së të LDK-së, Arben Gashi ka deklaruar se këtë seancë e kanë thirrur me qëllim të diskutimit lidhur me skandalet dhe keqmenaxhimin në KEK.

“Kjo seancë është e domosdoshme për zhvillimin e një debati të gjerë parlamentar lidhur me situatën alarmante të shkaktuar në KEK.

Kjo seancë ka për qëllim që Kuvendi të adresoj këto shqetësime dhe të diskutohen masat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar menaxhimin në KEK, për të rritur transparencën dhe për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme”, tha Gashi.

Ai shtoi se çështjet specifike që kërkojnë të trajtohen gjatë këtij debati janë:

-Skandalet me tenderët njëburimor dhe mungesa e konkurrencës në prokurimin publik në KEK.

-Shitblerja e energjisë elektrike dhe ndikimi financiar në financat e vendit.

-Ndërhyrja e personave jashtë institucional në menaxhimin e KEK-ut, dhënia e tenderëve, punësimet dhe tregtinë me energjinë.

-Përfshirja e personit të quajtur Dejona Mihali si Koordinatore e LVV-së dhe ndërhyrjet e paligjshme në KEK, përfshirë punësimet.

Gashi gjithashtu ka propozuar votimin e një rezolute që përmban këto shtatë pika:

-Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet e KEK-ut, duke përfshirë keqmenaxhimin e tenderëve njëburimor dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik. Të gjitha shkeljet e konstatuara të ndiqen penalisht.

-Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe bordi i KEK-ut që të raportojnë për kontratat e shitblerjes energjetike gjatë periudhës 2001-2024 duke përfshirë kushte të favorshme për palët e treta dhe ndikimin financiar në financa publike. Kuvendi obligon organet përkatëse që të rishikojnë këto kontrata dhe të mbrojnë interesin publik dhe të eliminojnë secilën parregullsi.

-Kuvendi kërkon nga autoritetet kompetente të hetojnë ndërhyrjen e personave të paautorizuar në menaxhimin dhe vendimmarrjen e KEK-ut veçanërisht në lidhje me dhënien e tenderëve, tregtinë e energjisë dhe punësimin. Të merren masa konkrete për të ndaluar ndërhyrjet e paligjshme për të siguruar një menaxhim transparent dhe të pavarur në KEK

-Kuvendi kërkon hetim të plotë për rolin e personit të quajtur Dejona Mihali dhe çdo personi tjetër që ka ushtuar ndikim të jashtëligjshëm në menaxhimin në KEK dhe në procesin e rekrutimit, duke përfshirë punësimet e jashtëligjshme

-Kuvendi obligon Bordin e KEK-ut dhe institucionet përgjegjëse për menaxhimin e energjisë që të rrisin transparencën, duke përfshirë publikimin e kontratave dhe raportimin e detajuar mbi performancën financiare dhe operacionale.

-Kuvendi rekomandon që Qeveria e Kosovës të marrë masa për përmirësimin e qeverisjes në KEK duke emëruar një Bord të pavarur dhe profesionist me qëllim që të sigurohet funksionimi efikas dhe i përgjegjshëm i ndërmarrjes.

-Kuvendi kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe Bordi i KEK-ut që të raportojë çdo tre muaj për situatën në KEK, përfshirë masat e marra për përmirësimin e menaxhimit të prokurimit publik, transparencën dhe procesin e punësimeve. 

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kosova News 24/10/2024 24/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët
17:27 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?