Pesë meshkuj janë arrestuar mbrëmë në qytetin e Obiliqit pasi janë përleshur fizikisht mes vete.
Dy nga të përfshirit në përkleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe për pasojë kanë kërkuar ndihmën e mjekut.
Bëhet e ditur se pas intervistimit nga policia, rasti në fjalë ka kaluar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
LËNDIM I LEHTË TRUPOR /Obiliq 02.08.2022 – 19:13. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë përleshur fizikisht. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.


