KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi i BE-së është prioritet në mandatin tim të dytë
Rajon

Von der Leyen në Tiranë: Zgjerimi i BE-së është prioritet në mandatin tim të dytë

KosovaNewss
KosovaNewss 18:22 -23/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është prioritet i saj edhe në mandatin e saj të dytë si shefe e organit ekzekutiv të bllokut, pas një takimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën në Tiranë.

“Zgjerimi është përparësi e lartë edhe në mandatin tim të ardhshëm. Ka të bëjë me planin tonë të rritjes për Ballkanin Perëndimor, e diskutuam edhe në Berlin. Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor”, tha Von der Leyen në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ramën.

Shefja e KE-së, e cila mbërriti në Tiranë më herë të mërkurën për ta nisur turneun të saj në shtetet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi se Shqipëria do ta pranojë në muajt në vijim këstin e parë prej 64 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i BE-së, nga 920 milionë euro në përgjithësi sa pritet t’i marrë në tri vjetët e ardhshme.

 “Ka një vit prej kur filloi puna dhe shumica e kanë gati agjendën e reformave. Ju dhe ekipi keni bërë në punë të shkëlqyer për agjendën e reformave”, tha ajo drejtuar Ramës.

Së fundi, BE-ja ka miratuar Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor që parasheh ndihmë prej 6 miliardë eurosh për shtetet e këtij rajoni.

E pyetur nëse ka ndonjë datë kur Shqipëria do të mundë ta bëhej anëtare e BE-së, Von der Leyen tha se kjo varet nga “puna dhe meritat”.

Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor, plot 10 vjet pasi e kishte marrë statusin e vendit kandidat.

Rama tha se Shqipëria është e “vendosur” për t’i kryer detyrat e saj në rrugën drejt BE-së.

“Jemi shumë të vendosur t’ia dalim. Janë një sërë detyrash, Janë mijëra! Detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore, por dhe në prova të zbatimit”, tha Rama.

Gjatë vizitës në kryeqytetin e Shqipërisë, shefja e KE-së është paraparë të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj të enjten në mëngjes.

Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që Bashkimi Evropian po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Javë më parë, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

Pas Shqipërisë, më 24 tetor Von der Leyen do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë në Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë./REL

Gjithashtu lexoni:

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

KosovaNewss 23/10/2024 23/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?