KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të gjitha vendimet që u morën nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës
Politikë

Të gjitha vendimet që u morën nga mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:44 -23/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt në të cilën ka marrë disa vendime. Në këtë mbledhje është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes së bashkëpunimit “Protokoll për Trajnimin dhe Bashkëpunimin në Fushën e Shëndetit Ushtarak” ndërmjet ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë.

Sipas Qeverisë, përmes këtij protokolli mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke. Me këtë marrëveshje sqarohet se kuota e trajtimeve mjekësore në dispozicion rritet nga 50 në 75 në vit dhe se të gjitha këto trajtime janë falas dhe bëhen në spitale ushtarake.

Qeveria ka miratuar edhe Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Ndërtimit si dhe për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore, ka miratuar Katalogun e Vendeve të Punës për Shërbimin Civil.

Kabineti qeveritar gjithashtu ka nominuar përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës në Këshillin Konsultativ për Komunitete, si në vijim: Nurije Shala, këshilltare politike në kryeministri,Sllavisha Mladenoviq, komisioner për gjuhët, dhe Eros Gashi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë.

 Më poshtë mund të gjeni të gjitha vendimet e sotme:

 Themeluar Komitetin Drejtues për mbikëqyrjen e zbatimit të projektit “Skema e Profesionistëve të Rinj” në kuadër të programeve IPA 2018 dhe IPA 2019.

–   Ndarë 45,000.00 euro për Forumin Ekonomik të Vjenës me qëllim promovimin e Republikës së Kosovës dhe një perspektivë më premtuese për bashkëpunim ekonomik në arenën ndërkombëtare.

–   Ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë Nr. 03/30 të datës 12 maj 2020.

–   Emëruar Komisionin Ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor/e Ekzekutiv/e në Agjencinë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

–   Aprovuar Programin e përgatitur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve. Ky program synim kyç e ka avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë, përmes granteve e subvencioneve, dhe një hap i Qeverisë sonë në drejtim të mbështetjes financiare për mediat, OJQ-të, studentët e kategoritë e ndjeshme, për integrim të plotë e zhvillim të barabartë.

– Miratuar koncept-dokumentin për Trajtimin e Mbeturinave.

–  Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit të pronave të prekura nga realizimi i projektit “Konservimi, Restaurimi dhe Ndërtimi i Kompleksit Memorial Masakra e Reçakut”.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 23/10/2024 23/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?