KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas vendimit të gjykatës, 12 emigrantët e strehuar në Shqipëri kthehen në Itali
BotëRajon

Pas vendimit të gjykatës, 12 emigrantët e strehuar në Shqipëri kthehen në Itali

Kosova News
Kosova News 16:39 -19/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Një anije italiane me 12 emigrantë, të strehuar ditë më parë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve, është nisur nga porti i Shëngjinit drejt Italisë mëngjesin e së shtunës, pas urdhrit të gjykatës në Romë për dërgimin e tyre në Itali.

Emigrantët, të cilit në fillim të kësaj jave ishin vendosur në qendrën e pritjes të Gjadrit në veriperëndim të Shqipërisë, janë rrugës drejt Italisë tashmë, tha për Radion Evropa e Lirë drejtori i portit të Shëngjinit, Sander Marashi.

Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

“Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare… ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurt”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni, duke shtuar se emigrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”.

Në fillim të kësaj jave, në përgjithësi 16 emigrantë, që u shpëtuan në Mesdhe, u dërguan në Shqipëri përmes një anijeje të marinës italiane, duke u bërë grupi i parë i njerëzve që u strehuan në qendrën e re në Gjadër, pas marrëveshjes së vitit të kaluar mes dy vendeve.

Katër prej tyre u kthyen në Itali ditë më parë, për shkaqe shëndetësore, apo për shkak se ishin të mitur.

Në Shqipëri mund të dërgohen vetëm emigrantët nga një listë prej 22 shtetesh që Italia i ka cilësuar si shtete të sigurta. Egjipti dhe Bangladeshi janë në mesin e këtyre shteteve, por një vendim i fundit për këtë çështje i marrë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e bën të pamundur që ata të mbahen në Shqipëri, tha gjykata e Romës përmes një njoftimi.

Ky vendim i gjykatës paraqet një goditje për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar azilkërkuesit jashtë Italisë.

Autoritetet italiane kanë thënë se do të ankohen ndaj vendimit.

Grupi i bamirësisë, Sea Watch, e mirëpriti vendimin e gjykatës, duke thënë se me vendimin për dërgimin e migrantëve në Shqipëri, Meloni ka shkelur ligjin e Italisë dhe atë ndërkombëtar.

Shqipëria dhe Italia arritën marrëveshje nëntorin e kaluar për strehimin e migrantëve.

Marrëveshja, që është kritikuar nga organizatatat për të drejtat e njeriut, parasheh që Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Marrëveshja pesëvjeçare është thënë se do t’i kushtojë Italisë 160 milionë euro në vit.

Sipas marrëveshjes, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra larg portit, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Qendrat do të funksionojnë sipas ligjit italian, me staf italian të sigurisë, ndërsa gjyqtarët do t’i mbajnë seancat përmes video-lidhjes nga Roma.

Italia ka thënë se do të pranojë t’i strehojë migrantët që fitojnë azil. Ndërkaq, ata që nuk fitojnë azil do të dëbohen direkt nga Shqipëria./REL/

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 19/10/2024 19/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?