Deputetët e Partisë Demokratike, të përjashtuar për disa ditë nga Kuvendi janë përplasur me punonjësit e gardës teksa kanë tentuar të hyjnë në sallën e seancave plenare.
Deputetët Bledion Nalbati, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi janë shtyrë me punonjës të gardës së republikës që nuk i lejonin të hynën nga dera kryesore e sallës së Kuvendi, shkruan euronews.al
“Hapeni derën, kë po mbroni more”, dëgjohen të thonë deputetët e PD.
Pas incidentit me djegien e karrigeve jashtë kuvendit dy javë më parë Sekretariati i Etikës përjashtoi me 60 ditë nga Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare, deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati.
Ndërsa 20 deputetët e tjerë janë përjashtuar më 40 ditë.


