KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK: Pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 570 Euro
Ekonomi

ASK: Pagat mesatare bruto në Kosovë ishin 570 Euro

Kosova News
Kosova News 08:47 -12/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023.

“Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Ndërmarrjet Publike dhe Sektorin Privat në Kosovë.

Të dhënat e sektorit privat nuk janë të përfshira shtesat në pagën mujore, sepse ato përfshihen në deklaratën vjetore si qarkullim. Derisa tek sektori publik (pagat që paguhen nga Buxheti i Republikës së Kosovës) ka ngritje të pagës bruto dhe neto, krahasuar me vitin paraprak”, njofton ASK.


Sipas ASK-së, në vitin 2023, pagat mesatare bruto në Kosove ishin 570 Euro, derisa në vitin 2022 ishin 521 Euro. Pra, kishte një rritje prej 49 Eurosh nga viti paraprak. Kurse, paga neto, në vitin 2023 ishte 506 Euro, krahasuar me vitin 2022 që ishte 446 Euro. Pra, një rritje prej 60 Eurosh.


Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2023 ishte 515 Euro, derisa në vitin 2022 ishte 473 Euro. Pra, kishte një rritje prej 42 Eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 459 Euro, krahasuar me vitin 2022 e cila ishte 401 euro. Pra, një rritje prej 58 Eurosh.


“Tek sektori publik vërehet një rritje e konsiderueshme  e pagës për rreth  18 %  krahasuar me vitin paraprak, dhe kjo rritje ka ardhur si  rezultat  i hyrjes në fuqi të Ligjit për pagat  në sektorin publik  (Ligji nr. 08/L-19) nga muaji janar 2023.  Paga mesatare bruto në sektorin publik në vitin 2020 ishte 624 Euro, derisa, në vitin 2023 ishte 713 Euro, duke u rritur për 89 Euro, ose 14.2%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 552 Euro, sa ishte në vitin 2020, u rrit në 630 Euro në vitin 2023. Një rrije prej 78 Eurosh, ose 14.1%”, njofton ASK.


 Paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2020 ishte 769 Euro, derisa në vitin 2023 ishte 789 Euro. Një rritje prej 20 Eurosh ose 2.6%. Ndërsa, paga mesatare neto nga 680 Euro, sa ishte në vitin 2020, u rrit në 691 Euro në vitin 2023. Një rrije prej 11 Eurosh, ose 1.6%.


Niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte sektori i  ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.


 Paga mesatare bruto në vitin 2023, sipas aktiviteteve ekonomike, më a larta ishte te: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (1039 Euro); dhe Informim dhe komunikimi (974 Euro). Derisa, paga më e ulët ishte te akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (345 Euro).


“Paga mesatare neto në vitin 2023, sipas aktiviteteve ekonomike, ka të njëjtën renditje si më poshtë: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (870 Euro); Informim dhe komunikim (850 Euro); Akomodimi dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim (312 Euro)”, njofton ASK.

Gjithashtu lexoni:

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Nënshkruhen kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 12/10/2024 12/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?