Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në qytetin e Pejës ka arrestuar personin me inicialet M. R., 35 vjeç, shtetas i Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit i arrestuari ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren dhe i dënuar me 18 muaj burg efektiv për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
I njëjti, pasi janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë në Prishtinës.


