KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BDI: Shfuqizimi i “Balancuesit”, kërcënon të ardhmen Maqedonisë së Veriut
Rajon

BDI: Shfuqizimi i “Balancuesit”, kërcënon të ardhmen Maqedonisë së Veriut

Kosova News
Kosova News 23:25 -09/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim në opozitë (BDI), Arbër Ademi, tha të mërkurën vonë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e mekanizmit të “Balancuesit” e “rrezikon” stabilitetin multietnik dhe harmoninë që Maqedonia e Veriut ka ndërtuar deri më tani.

“Ky vendim është një goditje e rëndë për Marrëveshjen e Ohrit, për Kushtetutën e vendit dhe për stabilitetin multietnik të vendit tonë, pasi institucionet kanë reflektuar realitetin tonë të përbashkët”, tha Ademi në një paraqitje të jashtëzakonshme për shtyp para Gjykatës Kushtetuese.

“Balancuesin” ishte një mekanizëm që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore në këtë vend. Vendimi i 9 tetorit i Kushtetuesës prek edhe punësimet në administratën publike.

Ademi tha se deklarimi i përkatësisë etnike është “element i domosdoshëm” për të garantuar përfaqësim të drejtë të të gjitha komuniteteve në vend.

“Përmes këtij vendimi goditet parimi i barazisë. Vendimi për të ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike…ka pasoja të mëdha dhe të thella, duke përfshirë eliminimin e mundësisë që institucionet publike të pasqyrojnë përbërjen multietnike të shtetit tonë”, theksoi ai.

Ademi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare “për ta mbrojtur të drejtat e garantuara me Kushtetutën dhe ligjin dhe për të siguruar që barazia dhe përfaqësimi të mbeten të paprekura”, duke paralajmëruar edhe protesta të mundshme nga BDI-ja dhe Fronti Evropian.

Në anën tjetër, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, pjesë e koalicionit të partive politike shqiptare në Qeveri, pak para konferencës së Ademit, e akuzoi BDI-në në një status në Facebook, duke pretenduar se ata kanë “urdhëruar gjykatësit” ta shfuqizojnë mekanizimin e “Balancuesit”.

Taravari premtoi se ky mekanizëm do të zëvendësohet me një ligj të ri “më të mirë”.

“Ne do sjellim ligj edhe më të mirë sepse shqiptarët janë shtetformues! Shqiptarët dhe askush nuk mund të jenë lojë e BDI-së, e cila edhe tani që po mbytet nuk tregon asnjë lloj dashamirësie ndaj këtij populli që i dha 22 vjet mundësi”, shkroi Taravari.

Pas vendimit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, tha se pretendimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive janë “gënjeshtra dhe manipulime”.

Kostadinovski tha se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen nga të gjithë, përfshirë edhe politikanët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kishte vlerësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Mickoski, shfuqizimin e “Balancuesit” e kishte pjesë edhe të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 8 maj.

Çka është “Balancuesi”?

Mekanizmi softuerik i “Balancuesit” përcaktonte punësimet në administratën publike sipas përkatësisë etnike, me qëllim promovimin e barazisë etnike dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në institucionet publike. Ky mekanizëm përdorej për të zbatuar obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që buron nga Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001. Në praktikë, “balancuesi” siguronte që përfaqësimi etnik në sektorin publik të përputhej me përqindjen e popullsisë.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, Maqedonia e Veriut numëron rreth 2 milionë banorë, prej të cilëve 54.21 për qind janë maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, ndërsa të tjerët pjesëtarë të etniteteve më të vogla.

Por, nga vitit 2024, Qeveria e re vendosi që për bazë të “balancuesit” në punësimet e reja të merret përqindja e popullsisë rezidente, sipas së cilës 58.44 janë maqedonas etnikë, kurse 24.3 shqiptarë. Së këndejmi, përqindjet e reja të punësimit ishin: maqedonas nga 54.21% në 58.44%, shqiptarë nga 29.52% në 24.30%, turq nga 3.98% në 3.86%, romë nga 2.34%. në 2.53%, serbë nga 1.18% në 1.30%.

Në fund të shtatorit, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme pezullimi ndaj dispozitave të këtij mekanizmi. Por, nga 9 tetori 2024, në shpalljet për punë do të ketë vetëm kritere bazë për punësim dhe nuk do të ketë kriter të përfaqësisë etnike./REL

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 09/10/2024 09/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?