KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokurorja: Është vërtetuar që ish-ministrja Hoxha e ka shfrytëzuar për fushatë zgjedhore kontratën e MIE-së
Siguri

Prokurorja: Është vërtetuar që ish-ministrja Hoxha e ka shfrytëzuar për fushatë zgjedhore kontratën e MIE-së

Kosova News
Kosova News 18:45 -09/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fjalën përfundimtare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurorja Ilirjana Çollaku-Tafaj kërkoi dënimin e ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe Ekrem Tahirit, Fitim Mustafës dhe Gëzim Dushit, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokurorja tha se është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale që iu vihen në barrë, kurse mbrojtja e të akuzuarve kërkoi lirimin e tyre nga akuza.

Ish-ministrja Hoxha akuzohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave. Bashkë me të po akuzohen Fitim Mustafa, Gëzim Dushi dhe Ekrem Tahiri.

Të mërkurën, prokurorja Çollaku-Tafaj tha se e akuzuara Hoxha, në cilësinë e ministres së Integrimeve Evropiane nënshkroi kontratën për shërbime për informim publik, por e shfrytëzoi atë për qëllime personale.

“Dhurata Hoxha, në cilësinë e ministres në MIE, nënshkroi kontratën për shërbime për informim publik. Edhe pse kontrata duhej të përdorej për këtë qëllim, ajo e shfrytëzoi për promovimin e fushatës së saj zgjedhore për mandatin e deputetes, shërbime që përfshijnë publikime, që theksojnë arritjet e saj personale si ministre, në kundërshtim me qëllimin e kontratës”, tha prokurorja.

Çollaku-Tafaj tha se është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i akuzuari Mustafa, në cilësinë e zyrtarit të prokurimit në MIE, i ka tejkaluar kompetencat e tij duke shkelur rregullat e prokurimit publik.

Sipas saj, Mustafa ka kontraktuar dy operatorë ekonomikë të përzgjedhur, duke iu vendosur kritere shtesë të papërcaktuara në dosjen e tenderit, duke eliminuar një operator në mënyrë të paligjshme dhe lidhur kontratën me operatorin PR Soultion, kështu i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumën prej 143 mijë e 447 euro e 80 centë.

Gjithashtu, prokurorja Çollaku-Tafaj theksoi se i akuzuari Dushi në cilësinë e zyrtarit për komunikim në MIE dhe i cili ishte caktuar si menaxher i kontratës, nuk i ka përmbushur detyrat e tij, por përkundrazi ai lejoi dhe kërkoi pranimin e shërbimeve dhe kryerjen e pagesave edhe pse e dinte që këto shërbime favorizonin Hoxhën në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa lidhur me të akuzuarin Tahiri, prokurorja tha se ai në cilësinë e bashkëpronarit dhe drejtorit të kompanisë PR Soultion, në rastin konkret, nuk zbatoi kontratën për ofrimin e shërbimeve për informim publik edhe pse e dinte që shërbimet e kryera promovonin fushatën zgjedhore të Dhurata Hoxhës, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2019.

Në fund, Çollaku-Tafaj tha se beson që është vërtetuar fajësia e të akuzuarve dhe i propozoi gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Po ashtu, prokurorja sugjeroi që Gjykata duhet të marrë parasysh rrethanat rënduese, që në rastin konkret janë plotësuar, që sipas saj janë shkalla e lartë e dashjes, si dhe pozita që mbanin të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, Çollaku-Tafaj i propozoi Gjykatës që ndaj të akuzuarve Mustafa, Dushi dhe Hoxha, duke pasur parasysh që veprën penale e kanë është kryer gjatë ushtrimit të pozitës zyrtare, t’iu shqiptohet dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike ose shërbimin publik.

Sipas tij, në bazë të provave të administruara shihet qartë se i mbrojturi i tij Mustafa, nuk ka tejkaluar kompetencën e tij dhe se në kontratën në fjalë nuk ka kërkuar kritere shtesë, por ka kërkuar sqarime lidhur me një kriter ekzistues.

Edhe avokati Florent Latifaj, mbrojtës i ish-ministres Hoxha, tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se e mbrojtura e tij ka kryer veprime inkriminuese për të cilat po akuzohet.

“Sikur të ishte e vërtetë se ato punë të cilat janë kryer nga OE- Operatori Ekonomik, kanë qenë në kundërshtim me kontratën dhe kanë mbuluar fushatën zgjedhore të ish-ministres Dhurata Hoxha, sigurisht që ata persona do të kryenin vepra penale dhe do të ishin të akuzuarit e parë në këtë çështje, sepse logjikisht kanë pranuar diçka të kundërligjshme, mirëpo ata i kemi pas si dëshmitarë”, shtoi avokati Latifaj.

Në fund, avokati kërkoi nga gjykata që ta lirojë nga akuza të mbrojturën e tij.

Po ashtu edhe mbrojtësja e Dushit, avokatja Kosovare Kelmendi tha se faji i vetëm i të mbrojturit të saj ishte pozita që ka pasur si menaxher i kontratës. Sipas saj, kjo nuk ishte dëshirë e klinetit të saj, por ishte zgjedhje nga sekretari i MIE-së, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Gëzim Dushi nuk ka pas kompetencë dhe as nuk ka qenë i përcaktuar për përzgjedhjen e anëtarëve për komisionin, ashtu siç pretendon Prokuroria, pasi që kjo ka qenë kompetencë e sekretarit”, tha Kelmendi.

Kurse, mbrojtësi i Tahirit, avokati Driton Muharremi, se sa i përket cilësisë së palës procedurale, sipas tij kjo duhej të ishte në një procedurë krejtësisht tjetër, e që sipas tij i përket domenit civil.

Edhe sipas avokatit Muharremi, Prokuroria ka dështuar që të vërtetojë që i mbrojturi i tij ka kryer vepën për të cilën po akuzohet duke kërkuar kështu edhe lirimin nga akuza.

Ndryshe, ish-ministrja Dhurata Hoxha akuzohet se kishte përdorë kontratën e MIE-së për të promovuar fushatën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, përderisa kjo kontratë shërbente për të informuar qytetarët rreth procesit të liberalizimit të vizave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 12 maj 2022, kishte ngritur aktakuzën ndaj Hoxhës dhe tre të tjerëve Ekrem Tahiri, Fitim Mustafa dhe Gëzim Dushi, duke i ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 09/10/2024 09/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?