Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it, Özkan Ulutas.
Ministria e Brendshme njofton se në këtë takim ministri Sveçla ka falënderuar Komandantin Ulutas për shërbimin e tij si dhe për bashkëpunimin dhe koordinimin mes KFOR-it dhe institucioneve tona të sigurisë me qëllim të garantimit të një ambienti të qetë e të sigurt në Republikën e Kosovës.
Ky bashkëpunim mes institucioneve do të vazhdojë edhe në të ardhmen teksa Komandantit Ulutas ministri Sveçla i uroi suksese në angazhimet e tij të mëtutjeshme.


