KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi 5 mijë persona janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës
Politikë

Mbi 5 mijë persona janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:52 -07/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka hapur regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, që nga 29 gushti i këtij viti, e në këtë institucion deri më tani janë regjistruar 5 mijë e 571 shtetas të Kosovës të cilët duan të votojnë në zgjedhje.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë se procesi i regjistrimit do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 6 tetor 2024, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 6,069 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 5,571, ndërsa 498 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se nga 5 mijë e 571 shtetas, 1 mijë e 912 persona janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 615 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletvotim në kutinë postare të KQZ-së dhe 3 mijë e 8 persona për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës

“Nga 5,571 aplikime të aprovuara, 1,912 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 651 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 3,008 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, njoftoi Elezi.

“Shumë nga aktivitetet zgjedhore të cilat ndërlidhen me votuesit kanë filluar dhe janë në zhvillim e sipër, siç është periudha për aplikim për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024); periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës (29 gusht – 26 dhjetor 2024) dhe periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024). Gjithashtu, është duke u zhvilluar edhe periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë (1 shtator – 11 dhjetor 2024)”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kosova News 07/10/2024 07/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?