KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK: Vlerat e manganit në ujin e Badocit ende të larta
Siguri

IKSHPK: Vlerat e manganit në ujin e Badocit ende të larta

Kosova News
Kosova News 10:18 -07/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka  bërë të ditur se uji që vjen nga Liqeni i Badocit është ende i papijshëm. 

Në njoftimin e IKSHPK –së thuhet se megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit, pas rishfaqjes së vlerave të larta të Manganit, javën që shkoi. Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të vikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu””, thuhet në njoftim .


Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë  për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L, ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të vikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L.


Tutje thuhet se ekipet e IKSHPK-së vazhdojnë të monitorojnë ujin e pijes nga Liqeni i Badocit edhe gjatë ditëve në vijim.


Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjen nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.


“Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm,  sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë”, thuhet në njoftim.


IKSHPK thotë se duke pasur parasysh që vlerat e manganit ende janë të larta, mbesin në fuqi rekomandimet e dhëna për  KRU “Prishtina”.


“Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e klorit (Cl) rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L; të përcillet ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës; të zbatohen procedurat standarde për trajtimin e ujit në situata si kjo; të bëhet shpëlarja e rrjetit shpërndarës magjistral dhe segmenteve të vogla; të  sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët”, thuhet tutje në njoftim.


IKSHPK thekson  se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me KRU “Prishtina” për të monitoruar dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për tejkalimin e situatës së krijuar si pasojë e “fenomenit”  të manganit në ujin e pijes.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

Kosova News 07/10/2024 07/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
13:24 -01/08/2026
Raportohen katër të zhdukur në Kosovë, Policia nis hetimet
12:58 -01/08/2026
UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga shitja e aksioneve të Kupës së Botës
12:43 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?