KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Politikë

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Kosova News
Kosova News 14:34 -05/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar lidershipin në Serbi se po sillet në mënyrë agresive në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke mos e pranuar të kaluarën.

Mandl theksoi se Serbia mundet me qenë motor i ekonomisë në rajon dhe të kontribuojë për të tërë rajonin, mirëpo udhëheqja institucionale atje nuk po e bën një gjë të tillë.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet për “Paqen, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, Mandl tha se përparimi i rajonit bëhet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

“Serbia mundet me qenë sikurse Gjermania në Ballkanin Perëndimor, si një motor i ekonomisë. Serbia mundet të kontribuojë në përparimin e njerëzve të vendit të vet dhe më pastaj të rajonit. Shumë njerëz në Serbi e bëjnë këtë, por lidershipi i Serbisë nuk po e bën një gjë të tillë. Ata po sillen në mënyrë agresive, duke mos e pranuar të kaluarën”, tha ai.

Ai e konsideroi të domosdoshme realizimin e reformave më gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si parakusht për investime strategjike dhe integrime evropiane.

“(Në rajon) Bashkëpunimi me shumë se konfrontimi, bashkëpunimi më shumë sesa konflikti. Ky duhet të jetë qëllimi kryesor në Ballkanin Perëndimor… Investimet janë të nevojshme, sa më pak burokraci më shumë mundësi dhe sundim të ligjit. E di se gjasat do të jenë më të mëdha për investime që të bëhen në Kosovë dhe rajon. Sistemi arsimor, shëndetësor janë kushte për zhvillim të duhur. Reformat janë të nevojshme për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai. /kp

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 05/10/2024 05/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?