KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të paktën 19 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet në Bosnje
Rajon

Të paktën 19 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga përmbytjet në Bosnje

Kosova News
Kosova News 19:12 -04/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Të paktën 19 njerëz kanë vdekur në Bosnje e Hercegovinë dhe “shumë të tjerë” janë lënduar, pas reshjeve të shiut që shkaktuan edhe rrëshqitje të dheut.

Deri më tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë, ndërsa shërbimet e shpëtimit janë në kërkim të personave të zhdukur.

Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Mbrojtja Civile e kësaj komune në Bosnjën qendrore.

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka. Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.

Këshilli i ministrave të BeH-it mbajti një mbledhje urgjente, ndërsa kryetarja e qeverisë shtetërore, Borjana Krishto, njoftoi se do të ftojë Qendrën Operative për Mbrojtjen Civile, si dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit, për të ofruar ndihmë urgjente për Bosnje e Hercegovinën.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në Bosnjë e Hercegovinë gjatë natës mes së enjtes dhe së premtes, ndërsa gjendja më kritike raportohet të jetë në zonën e Jabllanicës, ku uji nga përmbytjet në disa fshatra ka kaluar mbi çatitë e shtëpive.

“Një grua shtatzënë, foshnja e të cilës i vdiq në bark, është evakuuar nga zonat e përmbytura në jug të Bosnje e Hercegovinës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Llamija Duranoviq, drejtoreshë në spitalin e kantonit “Dr.Safet Mujiq”.

Bashkëshorti i saj gjithashtu është lënduar, por është jashtë rrezikut për jetën.

“Një fëmijë rreth dhjetë vjeçare është pranuar gjithashtu, i cili u soll me helikopterin e EUFOR-it. Ai nuk është në rrezik për jetë”, tha Duranoviq, duke shtuar se pacientët vazhdimisht po vijnë, dhe po transportohen me helikopterë ose mjete të shërbimit të emergjencës.

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme më 4 tetor, Presidenca e Bosnje e Hercegovinës në mënyrë unanime u vendos që të angazhohen Forcat e Armatosura në Bosnje në komunën e Jabllanicës.

Ekipe të shpëtimit, njësi të tjera dhe një helikopter i ushtrisë u përfshin në përpjekjet për t’iu ofruar ndihmë autoriteteve civile në përgjigje ndaj kësaj fatkeqësie natyrore.

Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës më herët tha se një helikopter i forcave të Bashkimit Evropian në Bosnje (EUFOR) po transporton nga Jabllanica personat e plagosur rëndë, tha Ministria e Sigurisë e Bosnje e Hercegovinës.

Kryetari i Jabllanicës, Damir Shabanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se në këtë komunë dhe në mbarë shtetin do të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore.

“Është kaos. Kemi viktima, por nuk e dimë se sa. Dëmet materiale janë jashtëzakonisht të mëdha”, tha ai.

Adill Shuta, komandanti i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës, njëherësh ministër i Financave, tha se autoritetet kanë angazhuar të gjitha forcat e disponueshme, duke shtuar se ato “po përparojnë nga Mostari drejt Jabllanicës”, ndërsa në një pjesë e fshatit Buturoviq Pole, fshat midis Jabllanicës dhe Konjicës, gjendja është “kritike”.

Darko Juka, zëdhënësi i Qeverisë së HNK-së, tha se qarkullimi rrugor është plotësisht i ndërprerë, ndërkaq linjat e komunikimit telefonik janë ndërprerë pjesërisht në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës.

Juka tha se ka pasur rrëshqitje të dheut dhe dalje të lumenjve nga shtrati. Ai tha se rrugët nga Jabllanica drejt veriut dhe qytetit Prozor-Rama janë shembur.

“Bëjmë thirrje që askush të mos niset nga Mostari drejt Jabllanicës dhe Konjicës, sepse do të rrezikojnë jetën e tyre”, tha ai.

Nga Njësia e Zjarrfikësve të Jabllanicës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ekipet janë në terren dhe se situata është kritike.

Nermin Nikshiq, kryeministër i entitetit të Federatës të Bosnje e Hercegovinës, tha se një numër i qytetarëve, që ishin bllokuar në shtëpitë e tyre për shkak të vërshimeve, janë evakuuar.

“Ministria e Punëve të Brendshme është përfshirë në përpjekjet për evakuim dhe përmes helikopterit është evakuuar një fëmijë i lënduar”, tha Nikshiq.

Zjarrfikësit thanë se disa pjesë të rrugëve janë mbyllur për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe rrëshqitjeve të dheut nga Konjici deri në Mostar, si dhe drejtimi rrugor Prozor-Rama-Jabllanicë.

Nga Hekurudhat e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pezulluar qarkullimi i trenave ndërmjet Sarajevës dhe Çaplinës.

Sipas korrespondentit të REL-i nga Mostari, në zonën e këtij qyteti, vërshimet kanë shkaktuar rrëzimin e disa urave.

Për shkak të reshjeve të shumta, janë përmbytur gjithashtu pjesë të komunave Kiselak, Kreshevo dhe Fojnica, në pjesën qendrore të Bosnjës.

Nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile të Komunës Kiselak u bë e ditur për Radion Evropa e Lirë se gjatë natës janë përmbytur disa shtëpi./rel

Gjithashtu lexoni:

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Kosova News 04/10/2024 04/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?