KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » G7 vazhdon të shpresojë në një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme
Botë

G7 vazhdon të shpresojë në një zgjidhje diplomatike në Lindjen e Mesme

Kosova News
Kosova News 21:42 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëheqësit e shtatë ekonomive më të mëdha perëndimore (G7) shprehën të mërkurën “shqetësim të thellë” për krizën në Lindjen e Mesme, por thanë se një zgjidhje diplomatike është ende e mundur dhe një konflikt në mbarë rajonin nuk është në interesin e askujt, thuhet në një deklaratë të tyre.

Italia ka kryesinë e radhës të grupit dhe kryeministrja Giorgia Meloni mbajti një takim virtual të udhëheqësve të G7-ës, një ditë pasi Irani lëshoi një breshëri raketash balistike në Izrael, duke shtuar frikën e një lufte rajonale.

Në një deklaratë të qeverisë italiane thuhet se udhëheqësit dënuan sulmin e Teheranit dhe ranë dakord të “punojnë së bashku drejt uljes së tensioneve rajonale”.

Deklarata i referohej zbatimit të rezolutës 2735 të OKB-së – që mbështet një plan me tre faza për një armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi – dhe rezolutës 1701, e cila ndali luftën Izrael-Hezbollah të vitit 2006 në Libanin jugor.

“Duke shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e orëve të fundit, përsërisim se një konflikt në mbarë rajonin nuk është në interesin e askujt dhe se një zgjidhje diplomatike është ende e mundur”, shtoi ai.

Përveç Italisë, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania dhe Japonia.

Presidenti amerikan Joe Biden iu bashkua thirrjes për të koordinuar një përgjigje, përfshirë sanksione të reja ndaj sulmit të Iranit, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Më pas ai u tha gazetarëve, se nuk mbështet sulme në qendrat bërthamore të Iranit në përgjigje të sulmit kundër Izraelit.

“Do të diskutojmë me izraelitët se çfarë do të bëjnë, por të shtatë ne biem dakord se ata kanë të drejtën të kundërpërgjigjen, por në mënyrë proporcionale,” tha ai.

Meloni i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të shqyrtojë forcimin e mandatit të forcës së saj paqeruajtëse UNIFIL në Liban “në mënyrë që të garantojë sigurinë e kufirit Izrael-Liban”.

Italia kontribuon me më shumë se 1000 ushtarë në këtë mision. Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani mohoi raportet e mediave italiane se qeveria po konsideronte tërheqjen e forcave të saj nga zona për arsye sigurie.

“Ne i kemi peshuar të gjitha mundësitë… Nuk ka asnjë vendim për tërheqjen e kontingjentit italian nga UNIFIL-i,” tha ai në një konferencë për shtyp.

Por ai tha se do të ishte “marrëzi” që të mos kishte gati një plan evakuimi nëse situata përkeqësohej.

Gjithashtu lexoni:

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Tërmet me magnitudë 5.0 godet Turqinë, s`ka raportime për dëme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, humbin jetën mbi 20 nxënës

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
85%
1 km/h
Sun
36 °C
Mon
34 °C
Tue
35 °C
Wed
26 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Bajrami po gënjen për Deponinë e Sferkës, KMDK-ja nuk e menaxhon atë
18:00 -19/07/2026
Ambasadori gjerman: Institucionet të formohen sa më shpejt, të shmanget një tjetër pasiguri
17:46 -19/07/2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran
17:23 -19/07/2026
​Aksident në Rrugën e Kombit, lëndohen rëndë dy persona
15:54 -19/07/2026
Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij
15:15 -19/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?