KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon rrënimi i objektit të paraparë për Shtëpi të Kulturës në Podujevë
Kulturë

Fillon rrënimi i objektit të paraparë për Shtëpi të Kulturës në Podujevë

Kosova News
Kosova News 11:22 -30/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati i Komunës së Podujevës ka nisur të hënën rrënimin e objektit që ishte i paraparë për Shtëpi të Kulturës, i ndërtuar në vitet ’80. 

Ky vendim për rrënim thuhet se është rezultat i një procesi të gjatë, “përfshirë edhe atë gjyqësor, që kishte nisur në vitin 2006”.

“Në vitin 1980 Seksioni pronësor-juridik i Kuvendit Komunal të Podujevës kishte marrë Vendimin nr. 04-466-765/3 për eksproprijimin e pronës së paluajtshme të pronarëve privatë për nevoja dhe për interesa të Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit (BVI), për të ndërtuar një shtëpi të kulturës në Podujevë. Një pjesë e këtij objekti që është ndërtuar para 40 vjetësh (e që nuk u funksionalizua asnjëherë), atëkohë i përkiste një pronari privat. Në vitin 2006, tri vjet pasi kjo pronë u regjistrua në emër të Komunës së Podujevës, ish-pronari kishte ushtruar padi në Gjykatën Komunale në Podujevë kundër Komunës për vërtetimin e pronësisë. Dhe pas gjashtë vjetësh (2012) Gjykata Supreme kishte vendosur në favor të pronarit privat. Ndërkohë që, Gjykata Kushtetuese (2013) nuk kishte gjetur ndonjë shkelje në aktgjykimin e Supremes”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga komuna. 

Bazuar në këtë aktgjykim të Supremes, thuhet se pavarësisht shpronësimit që ishte bërë në vitet ‘80, i bie që objekti në fjalë ishte i ndërtuar në dy prona me pronarë të ndryshëm: një pjesë në pronë të Komunës dhe pjesa tjetër në pronë private. 

“Duke qenë kështu, marrë parasysh edhe vjetërsinë e objektit, Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, këtë vit e formoi një Komision profesional për të konstatuar qëndrueshmërinë e objektit. Komisioni konstatoi se objekti nuk ka qëndrueshmëri dhe nuk mund të rinovohet. Ky raport i Komisionit profesional i cili rekomandon që objekti të rrënohet, në maj të këtij viti është miratuar edhe nga asamblistë të të gjitha partive politike përfaqësuese në Kuvendin Komunal. Në të njëjtën kohë, edhe pronari privat ka bërë kërkesë në Komunë për t’ia liruar hapësirën e tij. Prandaj, bazuar në të gjithë këto që u thanë më lartë, sot ka filluar edhe rrënimi i këtij objekti”, thuhet tutje në njoftim. 

Komuna ka bërë të ditur se për rrënimin e këtij objekti paguan vetëm për pjesën që është në pronë komunale, kurse për pjesën tjetër të objektit që është në pronë private për rrënimin e tij paguan pronari privat.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 30/09/2024 30/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?