Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Ministria e Shëndetësisë po prezenton shifrat me Covid vetëm të rasteve që po raportohen, por jo gjendjen reale nga terreni. Sipas saj, shumë qytetarë po bëjnë teste rapide dhe po vetizolohen.
Tutje ajo ka thënë se ka klinika dhe spitale qe po obligojnë mjekët me rezultat pozitiv të paraqiten në punë.
“Sot kishte rënie te rasteve te reja me Covid, por % e mostrës ishte ngjashëm si dje dhe ditët me herët. Shumica e rasteve te dyshimta po testohen me teste rapide në shtëpi dhe po vete izolohen. Ka klinika dhe spitale qe po obligojnë mjeket me rezultat pozitiv te paraqiten në punë. Po ashtu kemi klinika dhe spitale qe afro 40% te stafit e kanë jashtë shërbimit”.
Shifrat qe po prezantohen janë vetëm maja e Isberg-ut. Qeveria dhe MSH po prezaton shifrat nga IKSHKP dhe rastet qe raportohen, por jo gjendjen reale te depistimit në teren. Ministër depisto në masë popullatën e mos prezanto atë qe ju raportohet!”, tha Kadrijaj.


