KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AIP: Në periudhën janar-gusht 2024 janë regjistruar 500 ankesa për mohimin e qasjes në dokumente publike, krahasuar me 552 ankesa gjatë tërë 2023
Lajme

AIP: Në periudhën janar-gusht 2024 janë regjistruar 500 ankesa për mohimin e qasjes në dokumente publike, krahasuar me 552 ankesa gjatë tërë 2023

Kosova News
Kosova News 14:46 -28/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, e cila shënohet sot më 28 shtator 2024, Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), si institucion përgjegjës për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, u bën thirrje institucioneve publike që të rrisin transparencën dhe llogaridhënien përmes publikimit proaktiv të informacioneve me vetiniciativë.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, Agjencia, me moton “Transparenca për të gjithë; Dokumentet Publike Janë Tuajat”, ka organizuar “Javën e Qasjes në Dokumente Publike”, gjatë së cilës, më datat 25, 26 dhe 27 shtator 2024, janë mbajtur tryeza diskutimi me pjesëmarrje të udhëheqësve të Institucioneve të pavarura, kryetarëve dhe përfaqësuesve të komunave, sekretarëve të përgjithshëm të ministrive, përfaqësuesve të Sistemit Prokurorial dhe Gjyqësor të Kosovës, Agjencive rregullatore dhe ekzekutive, mediave dhe shoqërisë civile.

Konkluzionet u përqendruan në forcimin e transparencës përmes veprimeve si në vijim:

Agjencia për Informim dhe Privatësi do të vazhdojë përpjekjet të shërbejë si organ promovues dhe ndërgjegjësues, për të siguruar promovimin e të drejtës për informim, e drejtë kjo e garantuar me ligj, Kushtetutë dhe e mbrojtur me konventa ndërkombëtare.

Derisa gjatë periudhës janar-gusht 2024, Agjencia ka regjistruar 500 ankesa në lidhje me mohimin e qasjes në dokumente publike, krahasuar me 552 ankesa gjatë tërë vitit 2023, kjo rritje e numrit të ankesave sinjalizon nevojën urgjente për përkushtim më të madh nga institucionet publike në trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike, duke siguruar një proces më efikas dhe respektim të afateve ligjore për përgjigje.

Institucionet publike duhet të përmbushin obligimet e tyre ligjore duke kryer Testin e Dëmit dhe Interesit Publik, i cili vlerëson dëmin që do t’i shkaktohej interesit të mbrojtur përballë interesit publik, para se të vendosin për refuzimin e publikimit proaktiv të dokumenteve publike dhe para marrjes së vendimeve për refuzimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.

Programi i Transparencës, i cili synon nxitjen e publikimit proaktiv dhe me vetiniciativë të dokumenteve nga institucionet publike, do të kontribuojë drejtpërdrejt në reduktimin e kërkesave burokratike për qasje në dokumente publike, duke forcuar llogaridhënien institucionale dhe promovuar një kulturë të qeverisjes së hapur dhe transparente.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock

Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën

Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë

Kosova News 28/09/2024 28/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu bashkatdhetarëve: Mirë se vini në shtëpi
20:18 -17/07/2026
Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?