Policia e Kosovës është pajisur me automjete dhe pajisje të reja inteligjente, të cilat do t’i prezantojë sot para publikut.
Në fakt prezantimi i tyre do të bëhet nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe drejtori i Divizionit të komunikacionit Rrugor.
Këto pajisje të reja paraqitet në kuadër të projektiit më të ri të quajtur “Patrulla inteligjente”, e të cilat do t’i ketë në funksion dhe posedim tani e tutje Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative profesionale dhe teknologjike, ku përmes tyre synohet të ngritët siguria në shumë aspekte, por me theks të veçantë siguria rrugore”, thuhet në njoftim./KosovaNews/



