KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti dhe ministrja e Arsimit e Bosnjës flasin për bashkëpunim
Politikë

Kurti dhe ministrja e Arsimit e Bosnjës flasin për bashkëpunim

Kosova News
Kosova News 19:22 -24/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën ministren Federale të Arsimit dhe Shkencës të Bosnjë dhe Hercegovinës, Jasna Durakoviç.

“Palët biseduan mbi nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy vendeve tona, jo vetëm në fushën e arsimit, por edhe në fushat e tjera me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri theksoi të arriturat tona në fushën e arsimit gjatë këtij mandati qeverisës, me theks të veçantë në arsimin publik falas, por edhe përkushtimin e Qeverisë në barazinë mes të gjitha komuniteteve dhe qasjes së barabartë pa dallim, duke potencuar procesin e subvencionimit të librave për të gjithë fëmijët. 

Ai nënvizoi se janë gjithsej 2670 nxënës të komunitetit boshnjak që vijojnë mësimin nga arsimi parashkollor e deri te ai i mesëm dhe i lartë, ndërsa numri i mësimdhënësve boshnjak është 486 në tërë Republikën e Kosovës. Në takim u trajtua dhe mundësia e shkëmbimit të stafit mësimdhënës, si dhe krijimi i komisioneve të përbashkëta që do të ndihmonin në përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore në gjuhën boshnjake.

“Ministrja Federale e Arsimit dhe Shkencës, Jasna Duraković, u shpreh e lumtur që ndodhet në Prishtinë dhe vlerësoi bashkëbisedimin me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Rexhepi, si dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e saj për rritjen e bashkëpunimit. Nga ana e tij, kryeministri i dëshiroi ministres qëndrim të frytshëm e produktiv në Kosovë, teksa e falënderoi atë për bisedën e sotme”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës

Osmani me kryediplomatin turk diskutuan për partneritetin mes dy vendeve

Kosova News 24/09/2024 24/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj policit që dyshohet se grushtoi një qytetar në Prizren
11:36 -17/06/2025
Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm
11:09 -17/06/2025
PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun
10:47 -17/06/2025
Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit
10:26 -17/06/2025
Zhijovin Nesiq dënohet me 15 vjet burgim për dhunim gjatë luftës
10:22 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?