KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku në “takimet e Dom Mikelit”: Ibrahim Rugova ishte politikan e intelektual i madh
Politikë

Abdixhiku në “takimet e Dom Mikelit”: Ibrahim Rugova ishte politikan e intelektual i madh

Kosova News
Kosova News 15:33 -21/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka marr pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Këtë mëngjes isha në Stubëll. Aty morra pjesë në manifestimin tashmë tradicional ‘Takimet e Dom Mikelit’.

Mes personaliteteve të shquara vendore, shqiptare e ndërkombëtare, u nderua figura e Presidentit Rugova në 80 vjetorin e lindjes së tij.

Stublla shquhet për një traditë të begatshme në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore e të arsimit shqip, fillimet e së cilit, siç thonë historianët, janë të para vitit 1905-s, kur u legalizua Shkolla e Parë Shqipe me mësues, priftin e patriotin, Dom Mikel Tarabulluzin.

Për mua dhe LDK-në, Stublla me shkollën e saj, me Muzeun e Shkollës së parë, me historinë e Martirëve të Karadakut të shekullit XIX, me këtë manifestim kaq të bukur, me një mërgatë të shkëlqyeshme dhe me vlera tjera që ngërthen, përbën një vlerë specifike për tërë Kosovën tonë.

Prandaj ishim të nderuar, që këtë vit, ky manifestim, shënohej rreth Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova, para se të ishte politikan i madh, ishte intelektual i madh, njeri i artit e letërsisë, që besonte te kultura, tradita e vlerat e demokracisë perëndimore, dhe për të, kultura ishte arma më fuqishme për t’ia ndalë hovin së keqes. Një mision të tillë, në një formë tjetër, e kanë luajtur edhe “Takimet e Dom Mikelit”, duke afirmuar vlerat pozitive të historisë sonë e duke dhënë shembuj të mirë për breznitë e reja, siç ishte dita e stome, nderimi që po i bëjmë Ibrahim Rugovës, themeluesit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kontributit të tij për Kosovën tonë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Sot afati i fundit për konstituim të Kuvendit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Kosova News 21/09/2024 21/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin
13:52 -07/08/2026
Kryetari i Obiliqit  padit  Lirim Mehmetajn dhe median e tij për shpifje dhe fyerje: ” Me shpifësit do të përballem në gjykatë “
13:16 -07/08/2026
Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike
12:58 -07/08/2026
Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?