Skuadra e Prishtinës i është rikthyer fitoreve dhe ka marrë përkohësisht kreun e tabelës.
Bardhekaltërit, në ndeshjen e javës së gjashtë, e cila u zhvillua në ”Kampin Nacional në Hajvali”, e mposhtën skuadrën e Dukagjinit, me rezultat bindës 3-0.
Prishtina e mbylli pjesën e parë me epërsi 1-0, me një autogol nga Ilir Syla, në minutën e 20-të.
Albin Krasniqi dyfishoi rezultatin në minutën e 48-të, ndërsa golin e sigurisë e shënoi Rigon Llugiqi, në minutën e 69-të.


