KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci: Nuk është Serbia palë e diskutimit për hapjen e urës së Ibrit
Politikë

Statovci: Nuk është Serbia palë e diskutimit për hapjen e urës së Ibrit

Kosova News
Kosova News 22:50 -18/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja nga partia Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se me Serbinë nuk do të diskutohet në Bruksel për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Ajo ka thënë se kjo çështje është e mbyllur dhe se Serbia nuk është palë në këtë temë.

Statovci në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 ka thënë se qëndrimi i Qeverisë është që ura duhet të hapet, por në koordinim edhe me aleatët.

“Diskutimi për hapjen e urës së Ibrit në Bruksel është çështje e mbyllur, nuk është Serbia palë për të diskutuar për këtë. Kemi qenë të qartë se ura duhet të hapet, mirëpo gjithashtu është në rregull që ky proces të jetë në koordinim me ata të cilët ne i konsiderojmë partnerë dhe i konsiderojmë aleatë”, tha ajo.

Statovci ka thënë se janë të vetëdijshëm për situatën gjeopolitike dhe rrethanat që ngritin partnerët.

“Padyshim që jemi shumë të vetëdijshëm për aspektin gjeopolitik dhe rrethanat e tjera të cilat edhe ngriten nga partnerët tanë, kështu që këtë do ta realizojmë edhe me diskutim me qytetarët tanë që preken nga ky vendim, por edhe me akterët ndërkombëtarë për çështje të sigurisë që ata i mbulojnë, siç është KFOR-i”, ka thënë Statovci.

E pyetur për pjesëmarrjen e zyrtarëve të NATO-s në takimin e së martës në Bruksel, ku zëvendëskryeministri Bislimi u takua me ndërmjetësuesin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, tha se as NATO nuk kërkon që hapja e urës së Ibriti të diskutohet në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën pas takimit trepalësh në Bruksel fajësoi Serbinë, për, siç tha ai, tentim për të imponuar agjendën.

Pas takimit reagim ka pasur edhe NATO. Në reagimin thuhej se në mënyrë që të mos rrezikohen trupat e saj dhe komuniteti lokal, hapja e urës qendrore në Mitrovicë duhet të vendoset në dialog.

“Goffus theksoi nevojën për zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme [rreth Urës së Ibrit]. Vendimet duhet të merren përmes dialogut, në koordinim në kohë dhe efektiv me komunitetin ndërkombëtar dhe në mënyrë që të mos rrezikohet siguria e komuniteteve lokale apo e trupave të NATO-s”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve

Abdixhiku arrin në Kuvend, për takimin me Kurtin

Bajqinovci: Takimet me LDK-në do të vazhdojnë, presim marrëveshje politike

Kosova News 18/09/2024 18/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në
15:48 -07/08/2026
Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush
15:15 -07/08/2026
Meksika del kundër Concacaf dhe mbështet Infantinon, përplasje e re në FIFA
14:25 -07/08/2026
Kurti, para takimit me Abdixhikun: Takimet janë përpjekje për konstituim sa më të shpejt të institucioneve
14:05 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?