KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim
Rajon

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

Kosova News
Kosova News 18:06 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Hristijan Mickoski vlerëson se tabela pa mbishkrimin shqip në pikën kufitare Bllacë, ishte pjesë e planit për destabilizim.

Ai thotë se faji për këtë vepër nuk është te ndonjë institucion i caktuar, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve. Sipas tij, këto veprime bëhen për shkak të panikës në të cilën ndodhen struktura të caktuara, të cilët sipas tij, kanë marrë informacione se hetimi u është afruar.

“Cili institucion është nuk e di, mendoj se nuk është institucion, por se është pjesë e atij planit për destabilizim të atyre strukturave kriminale që në vitet e kaluara u pasuruan në kurriz të qytetarëve. Të atyre kriminelëve politik që pak nga pak kanë luajtur me institucionet, kanë dhënë licenca për videolotari të joligjore, lotari online dhe kështu me rradhë. Mendoj se ata tani janë të frikësuar sepse e dinë, marrin informacione se si ngadalë hetimi afrohet drejt tyre dhe ata të frikësuar tani reagojnë në këtë mënyrë, tentojnë ta destabilizojnë shtetin por, nuk kanë sukses“, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Arben Taravari nga VLEN, tha se rasti është dramatizuar pa nevojë, ndërsa kishte për qëllim vetëm defokusimin e opinionit nga vendimi i Gjykatës së Apelit që t’ia kthejë vulat e partisë, krahut të Taravarit. Arsye tjetër për defokusim sipas Taravarit, ishte konferenca e së njëjtës ditë, ku u shpalosën parregullsitë e ish-funksionarëve të BDI-së.

“Pika e dytë kishim një pres konferencë ku u treguan disa parregullësi që kanë bërë ish funksionarë të frontit evropian, respektivisht BDI-së dhe satelitëve të tyre dhe çfarë bënë e nxorën një tabelë e cila është ndryshuar, me sa kam informata ajo tabelë është ndryshuar me urdhër të ekipit të ish drejtorit të ndërmarrjes për rrugë publike, kështu që tashmë u zbardh komplet ajo… Nuk ishte tema për të dramatizu, thjesht ishte defokusim, por kaloj edhe kjo, tabela u ndryshua, në mëngjes u vendos tabelë tjetër, tash do të porositet tabelë ashtu si duhet dhe përsëri do të qëndron në tre gjuhë”, u shpreh Taravari.

Të shtunën opozita shqiptare reagoi për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe nga vendkalimet kufitare dhe zëvendësim të tyre me të reja, të cilat ishin vetëm në gjuhën maqedonase, angleze dhe frenge. Lidhur me këtë çështje reagoi VLEN, pas çka tabelat përsëri u hoqën dhe u kthyen ato me mbishkrimin shqip. /Alsat.mk/

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?