KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-mjeku i UÇK-së, promovon librin “Mjekësia e Bjeshkatarisë”
Arsim

Ish-mjeku i UÇK-së, promovon librin “Mjekësia e Bjeshkatarisë”

Kosova News
Kosova News 16:34 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dr. Ibish Ahmeti, ka promovuar librin që i kushtohet

bjeshkatarisë.

Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është një doracak për mbrojtjen e të gjithë bjeshkatarëve dhe atyre që

duan të vizitojnë bjeshkët.

Ai shtjellon masat praktike dhe teorike për mbrojtje nëse dikush pëson gjatë lëvizjes në bjeshkë.

Libri sjellë shembuj praktik të shoqëruar me fotografi dhe skica origjinale dhe përfshin disa disciplina

mjekësore.

Recensentët e librit kanë thënë se përmbajtja e tij është shumë e mirëseardhur për të gjithë.

“Libri është i ilustruar me 50 fotografi të bukura të peizazheve të bjeshkëve tona. Si dhe e ka

shoqëruar me disa skica me disa fotografi që në rast të dëmtimit, lëndimi dhe pastaj ka të gjitha

këshillat sepse organizmi është sikur makinat. Po e ngarkove shumë, e prish motorin dhe këtu

muskulatura e ka njëfarë pragu të ngarkesave. kështu që të gjitha detajet, të gjitha këshillat i ka

dhënë në libër dr.Ibishi dhe me këto këshilla”, ka thënë Dr. Hysni Daka, recensent i parë i këtij libri.

“Unë jam shumë i sigurt që ky shekull është shekull i shqiptarëve në çdo aspekt. Edhe në bjeshkatari

ka me qenë shekull i shqiptarëve. Për të qenë në atë nivel, ne duhet të përcjellim në shumë sfera

përfshirë edhe shkencën e mjekësisë. Dhe normalisht për të pasur kuadro të forta duhen përgatitur

përmes informacioneve dhe informacionet shkencore na i sjellin ekspertët e fushës”, ka deklaruar Dr.

Kujtim Shala, recensent i dytë.

Ky libër është mirëpritur edhe nga Federata e Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit.

“Iniciativa e doktor Ibishit është shumë e mirëpritur nga komuniteti i bjeshkatarëve. Është një nismë

që për herë të parë ka filluar nga doktor Ibishi dhe konsideroj se do të vazhdoj nga doktori apo nga

pasionant tjerë të bjeshkatarisë që janë profesionist të fushës. Më herët të gjithë ata që kanë pasur

dëshirë të jenë të informuar me mjekësinë bjeshkatare, kanë shfrytëzuar artikuj në gjuhë të

ndryshme, qoftë serbo-kroate, angleze apo çfarëdo gjuhe, tani e kanë rastin që ta shfrytëzojnë këtë

libër, i cili është i kompletuar duke i sjellë përvojat e shkencëtarëve”, ka thënë para të pranishmëve,

Arianit Nikqi, kryetar i kësaj federate.

Autori i këtij libri, Dr. Ibish Ahmeti ka shpjeguar se pse bjeshkataria ka shumë rëndësi në shumë fusha

dhe të gjitha ata që janë të apasionuar për vizitë bjeshkëve të vendit

“Bjeshkataria është edhe sport, është edhe kulturë edhe shëndet, por mbi të gjitha është

atdhedashuri dhe atdhetarizëm. Unë mendoj se çdo banor, çdo shtetas i një vendi, i një shteti, duhet

ta ndjejë për obligim ta mbroj vendin e vet, shtetin e vet dhe për ta mbrojtur vendin, duhet të duhet

vendi. E për me dashtë vendin, duhet ta njohësh vendin, e për ta njohur, duhet të vizitohet. Ky libër ka

disa këshilla, disa udhëzime, disa rregulla, njohuri elementare teorike dhe praktike, që ndihmojnë në

parandalimin dhe evitimin e këtyre aksidenteve dhe me pasoja sa më të vogla”.

Libri “Mjekësia e Bjeshkatarisë” është i treti më radhë i publikuar nga doktor Ibish Ahmeti.

Ai ka të publikuar edhe librat “Doracat i Pediatrisë së Përgjithshme” dhe “Duke i shëruar plagët e luftës”.

Gjithashtu lexoni:

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

Izraeli sulmon objektet bërthamore e ushtarake të Iranit, Teherani hakmerret me sulm me dronë

Vazhdon edhe sot seanca për rastin “Banjska”

Parandalohet kontrabandimi i birrave nga Serbia në rajonin e Gjilanit

20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?