KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Pa Vetëvendosjen në pushtet, veriu do të përfundonte në negociata
Politikë

Konjufca: Pa Vetëvendosjen në pushtet, veriu do të përfundonte në negociata

Kosova News
Kosova News 13:03 -16/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kishte qenë në pushtet, veriu i Kosovës do të kishte përfunduar në negociata, veçanërisht pas dorëheqjeve të serbëve nga institucionet kosovare.

Sipas Konjufcës, Kosova kishte dy opsione, shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit në atë pjesë të vendit ose dorëzimin.


Ai ka theksuar se opsioni i dorëzimit nuk ka qenë kurrë në konsideratë për Qeverinë e Kosovës.


“Juve ju kujtohet, ishte një bojkotim i orkestruar prej anës së policëve, kryetarëve të komunave edhe Kosova ishte para dy opsione. Unë jam i sigurt që po të kishte qenë opsioni i vjetër politik në Kosovë, do të kishim përfunduar në negociata, por kjo nuk ka qenë opsioni jonë, opsioni jonë është kushtetutshmëria me çdo kusht, qoftë edhe përmes përdorimit të organeve të sundimit të ligjit për të vendosur atje rendin dhe ligjin. Kosova do të përfundonte shumë keq nëse pas dhunës, pas kushtëzimeve dhe pas imponimeve, veriu i Kosovës do të përfundonte në negociata. Kjo nuk ka qenë opsion për Lëvizjen Vetëvendosje dhe për qeverisjen e Kosovës”, ka thënë Konjufca para medieve.

Konjufca ka komentuar edhe konferencën për medie të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, duke thënë se nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e tij.


Ai e ka konsideruar konferencën si një përpjekje për të ruajtur strukturat paralele që nuk ekzistojnë më dhe për ta kërcënuar Republikën e Kosovës.


Tash Vuçiqi po tenton t’i ruaj ato, me i ruajt ato që nuk i ka më edhe faktikisht po kërcënon Republikën e Kosovës përmes konferencës së tij për shtyp, mirëpo ky është një kërcenim i cili me thënë të drejtën nuk na bën shumë përshtypje. Ne nuk frikësohemi, nuk shqetësohemi sepse në atë pjesë të vendit janë institucionet e Kosovës, janë institucionet e sigurisë, janë institucionet politike, janë komunat që funksionojnë edhe është shansa e humbur e qytetarëve që kanë mendime të tjera për me marr pjesë në procesin politik edhe me dashtë me qenë bashkëpjesëmarrës në procesin politik. Pas kësaj që ka ndodhur, vendi e ka marrë një drejtim të ri”, u shpreh Konjufca.


Mes të tjerash, Konjufca ka theksuar se Kosova është e fortë dhe e qëndrueshme, duke pasur në veri institucionet e saj të sigurta që funksionojnë normalisht.


Konjufca ka shtuar se ky është një proces i nevojshëm për forcimin e kushtetutshmërisë dhe të shtetësisë së Kosovës.

Konjufca: Vuçiq po kërcënon Kosovën, por nuk na bën përshtypje, nuk frikësohemi

Gjithashtu lexoni:

Nesër vazhdon seanca konstituive

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Abdixhiku: Jemi shumë larg marrëveshjes me LVV-në

Dogana parandalon një rast të kontrabandës me mallra në Qafë Prush

Kosova News 16/09/2024 16/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut
16:54 -07/08/2026
Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore
16:13 -07/08/2026
Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete
16:04 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?