KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet hetimi i tenderit për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
Politikë

Kërkohet hetimi i tenderit për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 22:37 -13/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata INPO ka reaguar rreth tenderit për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush”, ku sipas saj janë identifikuar shkelje. Sipas kësaj organizate, pas analizimit të dokumentacionit të tenderit, janë evidentuar një numër shkeljesh materiale dhe procedurale ligjore, rregullave të prokurimit dhe normave të tjera për menaxhimin e parasë publike.

Nga Vetëvendosje, e cila është opozitë në kryeqytet, po kërkojnë hetim të tenderit. Kryetari Rama thotë se çdo gjë ka shkuar sipas ligjit.

Muajin e kaluar,  ishte shpallur tenderi për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Nga komunarët ishte thënë se vlera e përgjithshme e këtij projekti do të jetë rreth 18 milionë euro, derisa afati për realizimin e projektit do të jetë rreth 12 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Mirëpo, për këtë tender, organizata  që monitoron komunat, INPO, ka bërë një reagim publik, në të cilin ka kërkuar rishikim dhe hetim të tenderit, sipas tyre, për shkelje të rënda ligjore.

Sipas INPO-s, Komuna ka iniciuar projektin, pa i siguruar mjetet e nevojshme financiare.

“INPO vëren se nënshkrimi i DNPDF-së nga Drejtorja e Financave, është joligjor për faktin se e njëjta nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e Zyrtarit Kryesor Financiar. Autorizimi i saj në këtë proces paraqet konflikt interesi dhe bie në kundërshtim me nenin 12, paragrafët 1 dhe 3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive”, thonë në INPO.

Nga partia opozitare në këtë komunë, Vetëvendosje, kërkojnë hetim të tenderit.

Në një përgjigje për RTK-në, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se çdo gjë ka shkuar sipas ligjit.

“Sheshi Xhorxh Bush, ka shkuar në procedurat ligjore në aspektin e prokurimit publik. Kemi edhe institucionet të cilat i kontrollojnë këto procese siç janë KRPP.  Pra çdo gjë ka shkuar sipas ligjit dhe nuk ka asgjë jashtë saj”, tha kryetari Përparim Rama.

Në një sqarim të fundit  nga komuna, sa i përket procedurës së prokurimit, thuhet se pezullimi i aktivitetit të prokurimit për ndërtimin e Sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë është rezultat i ankesës së parashtruar nga një operator ekonomik në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas komunës, dorëzimi i kësaj ankese në OSHP nga operatori ekonomik nuk nënkupton shkelje procedurale e ligjore, e as ndalim të aktivitetit të prokurimit, por është masë automatike e paraparë me ligj, pavarësisht nëse ankesa është e bazuar apo jo/ rtk

Statovci për tenderin 18 milionësh: Përparimit nuk i përparon as ky projekt

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 13/09/2024 13/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?