Komuna e Prishtinës ka pezulluar tenderin prej 18 milionë eurosh për ndërtimin e sheshit ‘’Xhorxh Bush’’.
Deputetja nga partia Guxo, Jeta Statovci e ka mirëpritur vendimin për anulimin e këtij tenderi.
Sipas Statovcit, “Përparimi nuk është ky projekt. Betonizimi i Prishtinës dhe keqpërdorimi i taksave të qytetarëve janë arsyet kryesore për anulimin e tenderit. Ky vendim është një hap i mirë, edhe pse përkohësisht, pasi qyteti ka prioritete shumë më të rëndësishme dhe më të nevojshme.”
Statovci shprehet se sheshi betonizues lluksi 18 milionësh nuk i duhet Prishtinës që vuan për shumë prioritete tjera me shumë më tepër rëndësi.
‘’Tenderi duhet të anulohet edhe për shkak të shumë parregullësive siç është raportuar në media dhe nga shoqëria civile’’, përfundoi ajo.


