KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kriza në Volkswagen, ndërpritet marrëveshja për punëtorët që është në fuqi nga 1994-a
Auto

Kriza në Volkswagen, ndërpritet marrëveshja për punëtorët që është në fuqi nga 1994-a

Kosova News
Kosova News 09:16 -11/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania Volkswagen njoftoi se, për shkak të krizës së madhe, po ndërpret disa marrëveshje kolektive, duke përfshirë edhe atë që është në fuqi në Gjermani që nga viti 1994.

Siç është paralajmëruar, Volkswageni ka njoftuar sindikatën IG Metall për ndërprerjen e të ashtuquajturit sigurimi i punësimit dhe sigurimi i të ardhurave të punonjësve.

Nëse sindikata dhe gjiganti i industrisë së veturave nuk bien dakord për program të ri të mbrojtjes së punonjësve, Volkswageni do të ketë të drejtën të pushojë punonjësit për arsye operacionale nga korriku i vitit 2025.

“Ne duhet t’i mundësojmë Volkswagenit të ulë kostot në Gjermani në një nivel konkurrues në mënyrë që të investojë në mënyrë të pavarur në teknologji të reja dhe produkte të reja”, ka thënë drejtori i burimeve njerëzore të kompanisë, Gunnar Kilian.

Krahas kësaj kontrate, VW-ja ka ndërprerë edhe kontrata të tjera kolektive, duke përfshirë garancinë për punësim dhe rregulloren e punës me afat të caktuar.

Lidhur me këtë vendim është shprehur edhe negociatori në emër të sindikatës Thorsten Groeger, i cili ka thënë se nëse nuk arrihet marrëveshje deri në qershor 2025, Volkswageni do të ketë probleme të mëdha dhe do të përballet me rritje të ndjeshme të kostove.

“Nëse e humbim këtë kontratë do të hyjë në fuqi ajo që ka qenë aktive para vitit 1994. Kjo ndër të tjera parashikon orar më të gjatë pune me kompensim të plotë pagash, pauza shtesë apo shtesa më të larta për punën jashtë orarit dhe punën të shtunave”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Modeli i parë BMW Alpina në epokën e re do të jetë një limuzinë e madhe V8

Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të preferuarat

Themelohet “Renault Retro Klub”, entuziastët e veturave klasike bashkohen në Prizren

Zëvendësimi i fërkuesve të frenave – a duhet t’i bëjmë në të katër rrotat?

Audi rikthen butonat në modelet e saj më të reja

Kosova News 11/09/2024 11/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?