KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Scholz: Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
Botë

Scholz: Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

KosovaNewss
KosovaNewss 20:37 -04/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjermania nuk do ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, tha të mërkurën kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas druajtjeve se Berlini mund ta zhgënjejë Kievin si pasojë e buxhetit të kufizuar dhe raportimeve se do ta ngrijë ndihmën e re ushtarake për të.

“Përkrahja e Gjermanisë për Ukrainën nuk do të pushojë. Ne kemi bërë provizione, kemi nënshkruar marrëveshje [për mbrojtjen] dhe e kemi siguruar financimin në kohë të mira, në mënyrë që Ukraina mund të vazhdojë të mbështetet plotësisht tek ne në të ardhmen”, tha Scholz.

Në gusht, gazeta Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung (FAS) raportoi se Ministria e Financave e Gjermanisë nuk do t’i aprovonte kërkesat shtesë për ndihmë ushtarake për Ukrainën, për shkak të kufizimeve buxhetore.

Megjithatë, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha më vonë se ky raportim ishte “i pasaktë” dhe përsëriti se Berlini do ta mbështeste Ukrainën “aq gjatë sa të jetë e nevojshme”.

Scholz foli të mërkurën në një bazë ushtarake afër qytezës veriore Todendorf, ku sistemi i parë kundërajror me rreze të mesme veprimi i Gjermanisë, IRIS-T SLM, u vu në funksion.

Edhe para se Forcat Ajrore të Gjermanisë (Luftwaffe) ta pranonin njësitin e parë të këtij kundërajrori, Gjermania ia dhuroi disa sisteme IRIS-T SLM Ukrainës, ku ato përdoren kryesisht për ta mbrojtur Kievin kundër sulmeve raketore ruse.

Deri tani, Gjermania ia ka dhuruar Kievit katër prej 12 kundërajrorëve të premtuar IRIS-T SLM.

“Në Ukrainë, IRIS-t i ka rrëzuar më shumë se 250 raketa, dronë dhe raketa lundruese deri tani, si dhe ka shpëtuar jetë të panumërta njerëzish, me një saktësi mesatare mahnitëse prej 95 për qind apo më shumë”, tha Scholz.

Me një gamë prej 40 kilometrash dhe me pamje 360 shkallë, ky sistem i ndërtuar nga prodhuesi gjerman i armëve, Diehl, është përdorur për t’i rrëzuar raketat lundruese – që përdoren nga Rusia për t’i sulmuar termocentralet.

Gjithashtu lexoni:

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov

Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo

Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën

KosovaNewss 04/09/2024 04/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Murati: Gjykata Kushtetuese konfirmon obligimin e deputetëve për të marrë pjesë në votim
13:42 -01/07/2025
Me iniciativë të presidentes Osmani dhe me mbështetjen e Katarit, invalidët e luftës do të pajisen me proteza ortopedike të avancuara
13:22 -01/07/2025
Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
12:31 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?