KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri falënderon ShBA-në, kërkon nga BE e NATO ta dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Serbia
Politikë

Kryeministri falënderon ShBA-në, kërkon nga BE e NATO ta dënojnë dhunën e bandave kriminale të financuara nga Serbia

Kosova News
Kosova News 14:07 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë dalë në një  konferencë të përbashkët për medie, me ç’rast kanë dhënë detaje për zhvillimet e fundit në vend, sidomos për pjesën veriore, ku serbë të organizuar nga bandat kriminale nën ndikimin e Serbisë, bllokuan rrugët.

Kryeministri ka thënë se nuk do të lejojnë destabilizimin e situatës në vendin tonë.

Ai sërish përsëriti qëndrimin se zbatimi i vendimeve të Qeverisë do të shtyhet nëse hiqen të gjitha barrikadat e vendosura në veri.

“Në momentin kur hiqen barrikadat në veri dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes, shtyhet zbatimi i dy vendimeve të Qeverisë për datën 1 shtator 2022. Janë 9 barrikada në veri, dhe presim që të hiqen të gjitha sot gjatë ditës”, ka thënë Kurti.

- Reklamë -

Kryeministri ka theksuar se vendimet e Qeverisë së Kosovë nuk bëhen asnjëherë mbi bazën e identitetit etnik.

“Dhuna nuk do të tolerohet, dhunuesit do të dënohen nga shteti i së drejtës me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Kurti falënderoj për komunikimin e hapur dhe rolin e tyre ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe shefin e diplomacisë të BE-së, Josep Borrell.

“Në veçanti e çmoj lartë përkushtimin e ambasadorit amerikan i cili i shqetësuar sikurse ne kontribuoi shumë mbrëmë për zbutjen e gjendjes gjithnjë duke mbështetur shtetin dhe qeverinë tonë, vendimet e qëndrimet tona”, tha Kurti.

Ai shtoi se e kuptojnë brengën e faktorit evropian e amerikan për siç tha “efektin negativ të fushatës së dezinformimit mbi dy vendimet tona, andej kemi shprehur gatishmërinë që zbatimi i tyre të shtyhet për 1 shtator menjëherë sapo të hiqen barrikadat”

“I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, BE-së dhe NATO-së që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në veri të Kosovës, të cilat janë të nxitura e të financuara nga Beogradi”, tha Kurti.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas kërkesë së ShBA-së, Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Ndërkaq vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës./KosovaNews/

Kurti: Forca e ligjit dhe shtetit të së drejtës nuk do ta lejojë dhunën e bandave kriminale (E plotësuar)

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
MASH-i shpall thirrjen për bursa për vajzat dhe gratë në programet STEM
18:37 -05/06/2026
“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?