Në kuadër të fuqizimit të sigurisë në vendin tonë, nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës gjatë javës që lamë në aksione të ndara kanë realizuar 226 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 63 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seance dhe verifikime.
Policia e Kosovës ka njoftuar që personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar.
“Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 20 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor.
Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4864 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.


