KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti thotë se s’ka marr ftesë nga Borrelli për takim me Vuçiqin
Politikë

Kurti thotë se s’ka marr ftesë nga Borrelli për takim me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 13:47 -01/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ende nuk ka marr ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell, për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për zhvillimet në veri, kreu i qeverisë kosovare, tha se me Vuçiqin është dashur të takohen më 19 korrik, takim për të cilin Kurti tha se e shtyu presidenti serb.

“Me presidentin Vuçiq është dashur të takohemi më 19 korrik, por ai ka kërkuar të shtyhet ai takim për fund të muajit gusht. Mbase ka qenë i zënë me përgatitjet e asaj që ndodhi dje, sepse ne është dashur të takohemi më 19 korrik. Unë kam shprehur gatishmërinë time që kur të na thërret, Josep Borrell, do të shkoj në Bruksel”.

“Një ftesë të tillë deri në këto momente nuk e kemi, në momentin që do ta kemi do ta bëjmë publike dhe do të shprehim qëndrimin tonë”.

“Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë të përqëndruar në njohje reciproke. Pra, gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha Kurti.

Kurti poashtu tha se me organet e rendit e të sigurisë dhe partnerët e Kosovës, nuk do të lejojnë destabilizimin e Kosovës.

“Bandat kriminale janë jashte ligjit dhe konflikti është strehë për ta. Ne disa gjëra mund t’i parashikojmë, disa jo, sepse ka edhe gjëra të tilla që nuk aplikohen në Kosovë, por vetëm ekzekutohen në Kosovë. Por, me organet e rendit dhe të sigurisë me bashkëpunimin tonë me partnerët tanë, besoj që nuk do të lejojmë destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e paqes e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim mbi baza etnike”.

“Ne e kemi vullnetin e mirë, a do të ketë zhvillime agresive e të dhunshme në veri të Kosovës, kjo nuk varet as nga policia, as nga ministri i Brendshëm, as nga kryeministri, unë do të thosha që as nga qytetarët atje, por varet nga strukturat që po financohen nga Beogradi dhe po nxiten prej tij për të bërë trazira në Kosovë”, tha kryeministri, njofton KosovaNews.

Lexo edhe:

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel për vazhdimin e dialogut

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?