KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-ministrave Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, këta të fundit thonë se s’janë të informuar
Siguri

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ish-ministrave Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala, këta të fundit thonë se s’janë të informuar

Kosova News
Kosova News 16:17 -30/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj dy ish-ministrave, Vesel Krasniqi dhe Endrit Shala.

Në njoftimin e Prokurorisë, bëhet e ditur se dy ish-ministrat e Tregtisë dhe Industrisë ngarkohen për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Shala tha se nuk është në dijeni se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se informacione nuk ka as avokati i tij, Besnik Berisha.

“Unë as nuk jam i informuar, as nuk di asnjë gjë më shumë përpos qasaj që e kam lexu, qitash që po e lexoj në media, e për të njëjtën nuk është i informuar as avokati im, zotëri Besnik Berisha. As ai as unë nuk kemi kurrfarë njohurie”, tha Shala.

Ndërsa, i pyetur nëse ishte ftuar ndonjëherë nga Prokuroria për t’u intervistuar për këtë rast, ai tha sërish se nuk ka informacon që i është ngritur aktakuzë.

“Ti më pyete për këtë lajm- për këtë aktakuzë, unë nuk e di, nuk jam i informum për asnjë aktakuzë zyrtarisht, ju e dini procedurën qysh duhet me u njoftu dikush që është i akuzum, ose drejtpërdrejt ose përmes avokatit të tij”, tha Shala.

Edhe ish-ministri Krasniqi, tha se nuk është njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj tij dhe se nuk e di për çfarë vepre ngarkohet.

“Jo, s’jam i informum, s’kam kurrfarë informacioni”, tha Krasniqi.

Ndërsa, kur u pyet nëse ishte ftuar ndonjëherë për t’u intervistuar nga Prokuroria, ai tha se “kemi pas në të kalumen, mirëpo janë katër vite në pyetje”.

Aktakuzë për korrupsion ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të Qeverisë

Prishtinë- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë kundër V.K dhe E.Sh., ish-zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të cilët ngarkohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh. ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, për veprën penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria njofton se në mbështetje të nenit 62 të Kodit Penal, ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 30/08/2024 30/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër
13:51 -19/06/2026
VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit
13:40 -19/06/2026
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?