KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vengu: Shqipëria nuk ka asnjë rezervë për shtimin e trupave, vendimmarrja i përket KFOR-it
Siguri

Vengu: Shqipëria nuk ka asnjë rezervë për shtimin e trupave, vendimmarrja i përket KFOR-it

Kosova News
Kosova News 11:45 -30/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se Shqipëria është e gatshme për shtimin e trupave ushtarak në Kosovë, nëse është e nevojshme. Madje, ai ka deklaruar se në këtë drejtim, shteti shqiptar “nuk ka asnjë rezervë”.

Pas takimit me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, Vengu ka theksuar se shtimi i trupave është një vendimmarrje kolektive e KFOR-it, e cila bëhet në bazë të rishikimeve periodike të situatës së sigurisë.

“Është privilegj që të jem këtu. Patëm mundësi që të shkëmbejnë përpjekjet e përbashkëta për emergjenca civile. Kemi biseduar për rritjen e kapaciteteve. Kemi në dispozicion të gjitha instrumentet e armatosura që FSK-ja të ketë të gjithë nivelin e sigurisë. Bashkimi i forcave që resurset të mos humbin kohën në çështjen e ushtrisë civile dhe të investojmë në mënyrë të përbashkët”.

“Diskutuam edhe për të gjithë sigurinë në rajon. KFOR-i është një instrument i rëndësishëm për sigurinë kolektive, këtë gjë e nënvizova edhe sot. Pa dyshim që Shqipëria në KFOR ka një kontribut të posaçëm. Kemi shtuar trupat në kuadër të Aleancës. Është një komandim i përbashkët dhe ka një rishikim periodik që bëhet situatës së sigurisë. Nëse është nevoja, edhe Shqipëria do t’i bashkëngjitet nëse është nevoja. Jemi në gatishmëri, nuk ka asnjë rezervë. Nuk është një vendimmarrje që i përket vetëm Shqipërisë, është një vendimmarrje kolektive”, ka thënë Vengu në konferencën e përbashkët me ministrin Maqedonci.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, pas takimit me Vengun ka thënë se të dyja vendet kanë nevojë për thellim të bashkëpunimit dhe zgjerim në industrinë ushtarake.

Ai ka theksuar se edhe Kosova synon që të jetë përkrah Shqipërisë, anëtare e NATO-s.

“Pata nderin dhe kënaqësinë që të pres në takim për herë të parë ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, me të cilin diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes. Kemi bashkëpunuar mjaftë mirë por kemi vlerësuar që ka nevojë për thellim të bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij në industrinë ushtarake që po shihet si nevojë. Këtu dua të bëjë të qartë të gjithë atyre akterëve që ne me ushtrinë shqiptare jemi dhe kemi bashkëpunuar për t’u përballur me çdo sfidë dhe kërcënim që synon të kërcënojë trashëgiminë, vlerat dhe sigurinë. Dy vendet tona janë pjesëmarrëse aktive në luftën e Ukrainës. Synojmë që bashkë të jemi në të ardhmen e afërt pjesë e NATO-s”, ka thënë Maqedonci.

Me ceremoni, ministri Maqedonci pret në takim homologun nga Shqipëria

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Kosova News 30/08/2024 30/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?