Me ceremoni, ministri Maqedonci pret në takim homologun nga Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të premten në takim homologun e tij shqiptar, Pirro Vengu. Ai u prit me ceremoni ushtarake, ku pas takimit dy ministrat do të mbajnë konferencë për media. Gjatë ditës, Vengu është pritur në takim edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.