Një person është arrestuar në Mitrovicë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një shtetase të huaj.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:00, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit.
Rasti është iniciuar si “Sulm seksual”.
“Mitrovicë Jugu 29.08.2024-12:00. Viktima femër shtetase e huaj ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka ngacmuar seksualisht. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


