KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 11 muaj burgim dhe 900 euro gjobë ndaj të akuzuarit se bleu marihuanë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë
Siguri

11 muaj burgim dhe 900 euro gjobë ndaj të akuzuarit se bleu marihuanë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:15 -27/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 11 muaj burgim dhe 900 euro gjobë të pandehurin Sh.G., i cili po akuzohej për blerje, posedimi, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të lëndëve narkotike.

Paraprakisht, në seancën e shqyrtimit fillestar, të martën pas leximit të aktakuzës, prokurori Genc Nixha, njoftoi gjykatësin se me të akuzuarin kishin lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari deklaroi se pranon fajësinë dhe se ishte njoftuar nga prokurori Nixha për favoret dhe pasojat të cilat ishin të parapara me ligj.

“Pranoj fajësinë dhe kërkoj falje nga gjykata dhe prokurorisë. Nuk do e përsëris më”, tha i akuzuari G,

Tutje, avokati i të akuzuarit G., avokati Esat Gutaj i ka propozuar gjykatës që të mbrojturit të tij t’i shqiptohet minimumi i dënimit, me arsye se ai kishte pranuar fajësinë dhe se ishte hera e parë që po bie ndesh me ligjin, dhe gjithashtu është mbajtës i familjes.

Ndryshe, sipas aktakuzës të ngritur më 16.08.2024, nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, i pandehuri Sh.G, më 2 korrik 2024, është kapur nga policia në pikën kufitare në Vërmicë duke transportuar narkotik në mënyrë të paautorizuar.

Në aktakuzë thuhet se, policia kufitare kishte ndaluar automjetin e markës “Audi A8”, cilën ishin duke e drejtuar vëllai i të pandehurit, A.G., dhe gjatë kontrollit të automjetit, në ulësen e pasme ka gjetur një qese të plastikës me substancë narkotike të llojit “Marihunë”, në peshë të përgjithshme prej 300 gram, të cilën substancë e kishte blerë i pandehuri në Shëngjin të Republikës së Shqipërisë në shumën prej 500 euro, me qëllim që të njëjtën ta vë në qarkullim për shitje brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Me këto veprime, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitje te paautorizuar të narkotikëve, substancave psiko-trupore dhe analoge nga neni 267, paragrafi.2 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 27/08/2024 27/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?