KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situata e tensionuar në Kosovë, reagon më në fund edhe Edi Rama: Vuçiqi të mos ushqejë grupe në veri
Politikë

Situata e tensionuar në Kosovë, reagon më në fund edhe Edi Rama: Vuçiqi të mos ushqejë grupe në veri

Kosova News
Kosova News 11:02 -01/08/2022
Shpërndaje
epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021. EPA-EFE/JOHN THYS / POOL
Shpërndaje

Situata e tensionuar në kufirin Kosovë-Serbi, përveç reagimeve nga brenda Kosovës, si nga përfaqësues vendorë po ashtu edhe nga ata ndërkombëtarë, ka nxitur reagime edhe nga vende të ndryshme evropiane – dhe jo vetëm. E tek sot, një reagim lidhur me situtatën e ka dhënë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama gjatë një konferencë të përbashkët e homologun spanjoll Pedro Sanchez, i cili vizitoi ditën e sotme Tiranën, komentoi mbi tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë bllokuar nga serbët pikat e kalimit kufitar.

Kryeministri i Shqipërisë tha se përshkallëzimi i situatës është totalisht i paarsyeshëm, pasi Kosova ka të drejtë dhe detyrë që të zbatojë marrëveshjet e të ushtrojë sovranitetin e saj territorial.

Nga ana tjetër Rama u shpreh se kishte diskutuar edhe me Sanchez për pavarësinë e Kosovës, por vendimi i Spanjës për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshueshëm, kjo për shkak të arsyeve që lidhen me vetë Spanjën.

- Reklamë -

“Dëshiroj që ta falenderoj sot publikisht Pedron, për mbështetjen pa rezervë të Spanjës, që kishte një pozicion disi më të ngurtë sesa të tjerët që ishin më kërkues. Fakti që sot Spanja është tërësisht e angazhuar në mbështetjen e këtij procesi, është edhe konfirmim I faktit se ne folëm me gjuhën e rezultateve konkrete. Ne kemi një pritshmëri të lartë nga presidenca spanjolle, e cila do të udhëheqë BE-në në 2023, në hapje të një sezoni që është shumë I dëshiruar dhe I përshtatshëm për ne sepse vazhdon me Belgjikën e Hungarinë, sepse ka përfunduar me sukses negociatat e Kroacisë në BE. Kemi folur me kryeministrin natyrisht për rajonin që ai po e vizitën, për nismat rajonale, për mënyrën si mund ta integrojmë procesin e nismave rajonale, kurrsesi pa e anashkaluar procesin individual të çdo vendi për në BE. Proceset rajonale do të na afrojnë shumë më shpejt me rrjetin e integrimeve. Është shumë më e shpejtë dhe më efikase për shembull mbështetja për zjarret, sepse jemi bërë pjesë e këtij rrjeti. Siç jemi të linjëzuar për Ukrainën, duam të jemi të linjëzuar edhe për bashkimin e universiteteve tona me ato Evropiane. Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhem me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe Detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit. Marrëveshjet e dakordësuara janë për tu plotësuar. Ne e përshëndesim marrëveshjen për shtyrje të marrëveshjes, të cilën e ka mbështetur edhe Borrell. I bëj thirrje Presidentit të Serbisë të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje e vlefshme të zbatohet për t’i dhënë më shumë besueshmëri zbatimit të marrëveshjeve”, tha Rama.

Gjithashtu lexoni:

“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor

KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale

Haxhiu nga Tivati: Kosova në rrugën evropiane, kërkon avancim në proces

Von der Leyen në Tivat: Duhet ta bëjmë zgjerimin më të shpejtë, Shqipëria e Mali i Zi po ecin mirë drejt vijës së finishit

Kusari-Lila: Masa të reja tregtare ndaj Serbisë për mbrojtjen e prodhuesve vendorë

Kosova News 01/08/2022 01/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

“Gjuha shqipe nuk negociohet”, studentët protestojnë para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë
15:53 -05/06/2026
“Luani nga Gjilani” që nga dita e parë në VETËVENDOSJE, kërkon besimin e qytetarëve më 7 qershor
15:21 -05/06/2026
Muja nënshkruan Udhëzimin Administrativ për subvencionet 2026, rritet mbështetja për fermerët
15:13 -05/06/2026
KQZ apel qytetarëve: Votimi familjar është i ndaluar dhe vepër penale
15:09 -05/06/2026
Sot do të mbyllet përkohësisht një korsi e autostradës “Arbën Xhaferi”
14:33 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?