KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përparim Rama akuzon Qeverinë se po pengon projektet madhore për kryeqytetin
Politikë

Përparim Rama akuzon Qeverinë se po pengon projektet madhore për kryeqytetin

Kosova News
Kosova News 13:37 -25/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po e trajton kryeqytetit si të sajin.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rama ka akuzuar nivelin qendror për pengim të disa projekteve madhore, siç është Unaza e Kryeqytetit dhe ndërtimi i rrugës “Agim Ramadani”.

Ai ka theksuar se edhe projektit të ish-objektit “Gërmia”, ku është planifikuar të ndërtohen salla koncentrale dhe muzeu, i janë pamundësuar punimet si shkak i masave të BE-së ndaj Kosovës, ku si pasoja shuma e destinuar prej 20 milionë eurosh është bllokuar.

Mirëpo, përkundër kësaj, Rama është shprehur i bindur se projektet e planifikuara do të përfundojnë, shumica e të cilave, siç tha ai, janë të bashkëfinancuara nga sektori privat.

Ai ka thënë se dhjetëra prej tyre tashmë janë publikuar dhe kanë filluar, ndërsa edhe për vonesat në fillimin e disa projekteve, ai e ka akuzuar nivelin qendror.

Për projektin e “Tregut të Gjelbër”, i publikuar vitin e kaluar në vlerë 5.7 milionë euro, Rama ka thënë se do të fillojë këtë vit dhe se kanë dy mundësi për të.

“Projekti i Tregut të Gjelbër është i përfunduar edhe i kemi dy procese tash në tavolinë. Ne e kemi përcaktuar një fond i cili e përmbush mundësinë për ta zhvilluar fazën e parë, mirëpo kur e kemi bërë konferencën për investitorë, në janar të këtij viti, e kemi paraqitur edhe tregun si një investim potencial, kështu që kemi pasur disa investitorë që janë të interesuar bashkë për investim. Pra, komuna me tokë, ata me investim. Edhe këtë do ta shtyjmë përpara. E kemi në proces për me ngritë në Asamble, për me dërgua si bashkë-investimin edhe kjo do të ndodhë menjëherë sivjet, do të fillojë në njërën apo tjetrën anë. Pra, i kemi edhe fondet e buxhetuara, por e kemi edhe mundësinë që ta kryejmë të gjithë investimin prej 5.7 milion nga sektori privat. Ne si kryeqytet vetëm se i kemi ndarë 1.2 milionë që ta kryejmë fazën e brendshme. Njëra apo tjetra do të fillojë sivjet”, ka thënë ai. 

Sa i përket ndërtimit të rrugës “Agim Ramadani”, Rama ka thënë se edhe pse është tenderuar, është ndalur nga institucionet e nivelit qendror me arsyetimin se në atë pjesë mund të ketë gjetje parahistorike.

“Kemi shumë projekte që janë publikuar dhe shumë kanë filluar. Kemi një numër të madh të projekteve që i sheh nëpër të gjitha pikat e kryeqytetit. Mirëpo, projekte madhore, ato vetëm se i kemi tenderuar, kemi tenderuar rrugën ‘Agim Ramadani’. Projektet e mëdha kërkojnë një dizajnim. Rruga ‘Agim Ramadani’, që është madhore për kryeqytet, ka dalë në tender, për momentin është e bllokuar nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve, për arsye që supozohet që mund të ketë gjetje parahistorike. Është pak abstrakte arsyeja pse na ka ndalur procesin, është i gjithi i gatshëm, mundet me fillu menjëherë, mirëpo tash po ballafaqohemi me institucione qendror për me shty çështjen përpara”, ka thënë ai. 

Ai ka shtuar se qeveria është duke refuzuar që të investojë edhe në Unazën e Kryeqytetit, dhe se këtë komunë nuk është duke e trajtuar si të vetën. 

Rama ka theksuar se në shtator dy kompani nga Zvicra do të prezantojnë në Prishtinë projekte të tyre prej miliarda euro, që do të investohen në zonën e Stacionit të Autobusëve.

“E kemi Tulltoren, projekti tani vetëm se po përfundon, po ashtu kemi edhe në mbledhjen e radhës të Asamblenë propozimin për bashkë-investim me sektorin privat që janë të gatshëm që të futen edhe të investojnë 20 milionë, ta transformojnë këtë hapësirë. Kemi edhe kompani nga Zvicra, dy kompani të mëdha që do të prezantojnë në shtator projekte bilionëëshe, në zonën te Stacioni i Autobusëve, ku ne e kërkojmë që të na ndërtojnë Stacionin e Autobusëve, kërkojmë që me bashkë-investim që të na ndërtojnë edhe Unazën e Kryeqytetit, pasi qeveria po refuzon të investojë. Dëshiron të investojë jashtë Prishtinës por jo në Prishtinë, nuk e trajton Prishtinë si të veten, por për fat të keq si me qenë ne në një shtet tjetër. Mirëpo, kjo nuk do të na ndalë. Kemi Fshatin Sportiv, i cili me bashkë-investim do të zhvillohet. Kemi numër të madh të projekteve që janë duke ndodhur paralelisht”, ka thënë Rama.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 25/08/2024 25/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit
13:58 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?