Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, përmes një postimi në platformën “X”, ka uruar Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës për çmimin M100 Media Award nga Sanssouci Colloquium.
“Urime Presidente@VjosaOsmaniPRKS për çmimin ”. ka shkruar ambasadorja izraelite në “X”
Ndryshe Presidenca e Kosovës dje ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga M100 Sanssouci Colloquium me Çmimin M100 Media Award për përkushtimin e saj ndaj vlerave euroatlantike dhe për punën e saj në reforma, forcimin e demokracisë, kursin proevropian, luftën kundër korrupsionit, si dhe për barazinë dhe të drejtat e grave.