KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kombëtarja e Kosovës U17 mposht Malin e Zi me rezultat bindës  
Sport

Kombëtarja e Kosovës U17 mposht Malin e Zi me rezultat bindës  

Kosova News
Kosova News 23:13 -21/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave e ka mposhtur Malin e Zi, me rezultat 5:0, në miqësoren e parë të zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali.

Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit e dominuan lojën dhe qysh në pjesën e parë krijuan epërsi prej katër golash. Serinë e golave e nisi Olsa Maqastena, në minutën e 3-të.

Me të njëjtën dinamikë Kosova e vazhdoi lojën, ku në minutën e shtatë, Loela Ahmeti shtoi epërsinë në 2:0.

Dardanet, të motivuara maksimalisht, konkretizuan thuajse çdo rast në pjesën e parë. Në minutën e gjashtëmbëdhjetë Krenare Kelmendi ngriti epërsinë në 3:0.

Mbrojtja e Malit të Zi nuk i rezistoi as sulmit të radhës të Olsa Maqastenës, e cila me golin e saj në minutën 35 bëri që pjesa e parë të përmbyllej me rezultat të thellë 4:0.

Kosova, e cila në këtë ndeshje u paraqit vetëm me futbolliste nga kampionati vendor, nuk i la shpresë Malit të Zi për ta ndryshuar rezultatin as në pjesën e dytë.

Madje, në minutën e 69-të ishte sërish Krenare Kelmendi, e cila e gjeti rrugën e rrjetës për të vendosur rezultatin përfundimtar 5:0.

Ndeshja e dytë miqësore zhvillohet të premten nga ora 10:30, po ashtu në Kampin Nacional në Hajvali.

Këto dy miqësore i shërbejnë përzgjedhëses Krasniqi për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ndeshjet kualifikuese që zhvillohen në fund të tetorit dhe në fillim të nëntorit në Shqipëri. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Izraelin.

Gjithashtu lexoni:

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Francë – Spanjë, formacionet zyrtare

Kosova News 21/08/2024 21/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?