KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blinkeni largohet nga Lindja e Mesme derisa armëpushimi në Gaza mbetet i paarritshëm
Botë

Blinkeni largohet nga Lindja e Mesme derisa armëpushimi në Gaza mbetet i paarritshëm

Kosova News
Kosova News 11:41 -21/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se “koha është thelbësore” për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Blinkeni ka përfunduar turneun e tij të nëntë në Lindjen e Mesme, derisa një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit mbetet ende e pakapshme, raporton The Guardian.

Marrëveshja “duhet të bëhet në ditët në vijim”, u ka thënë Blinken gazetarëve në Doha, përpara se të nisej për në Washington, ndërsa përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që të pranojë një “propozim urë” për një marrëveshje, të cilën ai tha se Izraeli e kishte pranuar. Blinkeni u ka kërkuar po ashtu të dyja palëve të punonin drejt finalizimit të tij.

Blinken dhe ndërmjetësit nga Egjipti dhe Katari i kanë varur shpresat e tyre në propozimin e urës, i cili synon të ngushtojë boshllëqet midis dy palëve në luftën 10-mujore, pasi negociatat javën e kaluar u ndërprenë pa ndonjë përparim. SHBA-ja pret që bisedimet e armëpushimit të vazhdojnë këtë javë.

Hamasi nuk po merr pjesë drejtpërdrejt në këto negociata dhe ka thënë se propozimi i fundit në tryezë është shumë i afërt me kërkesat e Izraelit. 

Plani do të përfshinte një armëpushim fillestar gjashtë-javor, gjatë të cilit një numër i kufizuar pengjesh gra, të moshuara dhe të sëmurë izraelitë, do të liroheshin, në këmbim të palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite. Ndërkohë negociatorët do të vendosnin për fazën e dytë, në të cilën ushtarët dhe trupat do të ktheheshin mbrapa, trupat izraelite do të fillonin të tërhiqeshin nga Gaza dhe civilët palestinezë të zhvendosur do të lejoheshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të rripit.

Një nga pikat kryesore të pengesave në një marrëveshje ka qenë kërkesa e gjatë e Hamasit për një tërheqje “të plotë” të trupave izraelite nga të gjitha pjesët e Gazës, të cilën Izraeli thuhet se e ka refuzuar.

Blinkeni u pyet në Katar për kushtet e tërheqjes së trupave izraelite brenda kornizës së armëpushimit dhe për një raport të publikuar në “Axios” që citonte Netanyahu të thoshte se ai mund ta ketë bindur Blinkenin se Izraeli duhet të mbajë trupa në korridorin e Filadelfit, një brez strategjik në kufirin Gaza-Egjipt.

“Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë asnjë okupim afatgjatë të Gazës nga Izraeli. Më konkretisht, marrëveshja është shumë e qartë, për orarin dhe vendndodhjet e tërheqjes së Forcave të Mbrojtjes izraelite nga Gaza, dhe Izraeli ka rënë dakord për këtë. Pra, kjo është që di unë. Kjo është ajo për të cilën jam shumë i qartë”, ka deklaruar Blinkeni. 

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 21/08/2024 21/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje
10:30 -22/07/2026
Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime
10:07 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?