Në qytetin e Ferizajt janë arrestuar tre persona.
Kjo pasi raportohet se gjatë kontrollit në një kasafortë është gjetur një granatë dore.
“Në vendin e ngjarjes ka dalur njësiti për deminim e policisë që e kanë tërhequr granatën,” thuhet në raportin e policisë.
Lidhur me rastin sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë kryer bastisje në gjashtë lokacione ku në njërin prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë 40 fishekë
Ndërsa, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.


