KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti i LVV-së: S’ka datë por do të hapet, KFOR-i të largohet nga Ura e Ibrit
Politikë

Deputeti i LVV-së: S’ka datë por do të hapet, KFOR-i të largohet nga Ura e Ibrit

Kosova News
Kosova News 19:27 -20/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“A ka një datë se kur do të hapet për qarkullimin e automjeteve?” – Ishte kjo pyetja që iu bë që në fillim të bisedës deputetit të partisë në pushtet, Mefail Bajqinovcit.

“Jo”, u përgjigj shkurt Bajqinovci, teksa ka sqaruar se ende nuk është përcaktuar një datë konkrete për hapjen e urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve.

Sipas Bajqinovcit, fillimisht duhet të përfundojnë disa faza teknike, përfshirë verifikimin e kushteve teknike të urës, të cilat, sipas tij, tashmë janë përmbushur për qarkullimin e kamionëve dhe automjeteve të rënda.

Pas përfundimit të këtyre fazave, deputetit i LVV-së ka shtuar se do të kryhen disa formalitete shtesë për të siguruar hapjen e urës.

“Janë me faza ka përmendur edhe kryeministri; së pari është çështja teknike dhe pastaj ajo që ka dalë në rende të parë, a i plotëson kushtet teknike për të kaluar që e kanë bërë matjen. Deklaratat e para janë që ajo i plotëson kushtet për të kaluar me kamionë dhe gjëra të rënda, dhe pastaj janë edhe disa formalitete të tjera dhe po besoj që pasi të kryhen faza e parë dhe e dytë, me sa e di janë kryer dhe disa formalitet të tjera, besoj që ura do të hapet”, ka thënë Bajqinovci.

Pavarësisht vonesave për hapjen e urës së Ibrit, Bajqinovci është i bindur se tani ka ardhur koha për hapjen e urës.

“Ura është dashur të hapet menjëherë pas vitit 2000, ose pas pavarësisë, pasi institucionet kur kanë filluar të forcohen. Prej asaj është dashur prej viti 20215 kur ka pasur marrëveshje, që prej 216-2017 të fillojë me hapa të parë për hapjen e urës kështu shkruan në marrëveshjen e Brukselit… E larguan zallin dhe i futën betonat.

Për tri herë nuk është hapur dhe besoj që ka ardhë koha që ura të hapet. Pas këtyre kontrolloreve teknike dhe formaliteteve, besoj që do ta kemi edhe një dakordim më ndërkombëtarët. Sido që të jetë ura do të hapet”, ka shtuar ai.

Bajqinovci ka theksuar se ura e Ibrit duhet të hapet dhe nuk duhet të mbetet e mbrojtur nga ushtarët, teksa ka shtuar se sugjeroi që prania e KFOR-it në atë vend nuk është më e nevojshme.

“Po e them këtë, ura duhet të hapet dhe nuk bën të mbetet me ushtarë. Nuk bën të bëhet mur ajo pjesë për 25 vjet. Ka ardhur koha vetë ky Bruksel ka dalë me raport që kjo urë duhet të hapet, po ky Bruksel sot del thotë duhet ta gjejmë një modalitet. Ura duhet të hapet, se s’ka më, të gjithë po kërkojnë, shqiptarët, serbët, boshnjaket, turqit, romët… të gjithë në veri dhe në jug… andaj kjo është vetëm një lloj simbolike, mendoj që duhet të largohet ushtria”.

“Simbolikë e ndarjes, se ku ka ushtri ka ndarje. Andaj besoj që nuk ka nevojë të rrijë KFOR-i aty. Nuk ka nevojë në urë, sepse dihet që në veriun e vendit, ka siguri, ka qetësi, nuk ka më kriminel e terratite që e rrezikojnë sigurinë kombëtare qysh e kanë siguruar”, ka thënë Bajqinovci në RTVD.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 20/08/2024 20/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Granit Xhaka reagon ndaj kritikave
19:41 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?