KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MINT-i nënshkruan marrëveshje për përfitimin e granteve me 39 ndërmarrje në Kosovë
Ekonomi

MINT-i nënshkruan marrëveshje për përfitimin e granteve me 39 ndërmarrje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:41 -20/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka nënshkruar sot marrëveshjet për skemën e granteve për Certifikimin e Produkteve dhe atë të Iniciativës për Fuqizim Digjital, ku kanë përfituar gjithsej 39 ndërmarrje, nga të cilat 18 në pronësi të grave.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se këto grante do të shërbejnë si shtysë e rëndësishme për ndërmarrjet vendore, që të rrisin kapacitet e tyre dhe të shfrytëzojnë mundësi të reja në treg. Të gjitha këto skema të mbështetjes, janë në linjë me vizionin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për një ekonomi konkurruese, inovative dhe më të qëndrueshme.

MINT-i, përmes KIESA-s, me 27 mars lansoi edhe skemën e granteve për financim të bizneseve për certifikim të produkteve dhe për iniciativën për fuqizim digjital. Ndërmarrjet përfituese të certifikimit të produkteve janë në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial, në kuadër të Politikës Industriale 2030.

Ndërkaq në kuadër të projektit Iniciativa për Fuqizim Digjital, MINT, përmes KIESA-s dhe në bashkëpunim me projektin “Enabling Income Generation for the Poor”( EnInGeP)  të financuar nga Agjenica Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim (ADC) kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Planifikohet që të përkrahen edhe rreth 70 ndërmarrje të tjera.

“Transformimi strukturor është dinamika kyçe që shtyn rritjen ekonomike të shpejtë, prandaj në funksion të politikave industriale, tregtare, të ndërrmarrësisë jemi duke zhvilluar sa më shumë instrumente dhe skema mbështetëse. Për herë të parë në Kosovë MINT ka hartuar politikën industriale me vizion të qartë deri në vitin 2030. Janë shtatë sektorë prodhues, përpunues, që janë si yje në rritje për të zhvilluar zinxhirin global të blerjes. Politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin infrastrukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globale që është në gjendje të prodhojë produktet me vlerë të lartë të shtuar dhe të shtojë punësim të denjë për të rinjtë tanë”, ka thënë ministrja Hajdari.

“Me mbështetje të ndërmarrjeve vendore synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve të larta. Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen sot, planifikojmë përkrahjen edhe të 20 ndërmarrjeve. Në kuadër të projektit për Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA, kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, theksoi ministrja Hajdari.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të skemës së granteve të pranishëm ishin: Zëvendës ambasadorja e Austrisë në Kosovë, znj. Clarissa Castek, përfaqësues të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), përfaqësues të projektit “EnInGeP”, përfaqësues të CARE International dhe ECIKS.  

Gjithashtu lexoni:

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

Kosova News 20/08/2024 20/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
13:14 -19/06/2026
Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe
13:08 -19/06/2026
Kurti: Administrata publike duhet të jetë urë mes qytetarit dhe të drejtave të tij
12:19 -19/06/2026
KFOR organizon takim ndërfetar për forcimin e besimit mes komuniteteve
11:44 -19/06/2026
Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?