KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër askujt
Politikë

Kryeministri Kurti: Hapja e Urës së Ibrit s’është kundër askujt

Kosova News
Kosova News 10:49 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka deklaruar se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Në hyrjen e mbledhjes së 216-të të Qeverisë së Kosovës, Kurti ka thënë se Kosova është shtet normal dhe se si i tillë duhet t’i ketë edhe urat normale – të hapura.

“Me komandantin e KFOR-it mbrëmë kemi biseduar edhe për hapjen e Urës mbi Ibër, të cilën ne e konsiderojmë si një gjë të drejtë, të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë. I kemi mirëpritur raportet preliminare të vlerësimit të qëndrueshmërisë së urës, rezultatet përkatëse që i kemi ndarë dje menjëherë edhe me komandantin e KFOR-it dhe ekipin e tij në frymën e konsultimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme. Qeveria dhe unë besojmë se liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit në njërën anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura bashkë dhe të duhura për vendin, shoqërinë dhe shtetin, qytetarët dhe komunitetet. Do të vazhdojmë diskutimet dhe koordinimin me partnerët tanë. Hapja e urës s’është kundër askujt, aq më pak partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, ka thënë Kurti.

Partnerët ndërkombëtarë kanë kritikuar Kosovën duke e cilësuar planin si “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar”. Edhe KFOR-i ka thënë se çfarëdo vendimi për hapjen e urës duhet të merret në dialog.

Një ditë më parë, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, u shpreh se ekziston rrezik me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë. Sipas tij, kjo mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Ai ka njoftuar se në mbledhjen e sotme do të ndahen miliona euro për shëndetësi, arsim e ndërmarrjen publike “Trepça”.

“4 milionë euro dedikuar mbështetje për Trepçën në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale, ku ndërmarrja nuk ka arritur t’i sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin
11:55 -28/06/2025
Gjyshi tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet
11:10 -28/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
10:44 -28/06/2025
Arrestohen dy të dyshuar për posedim të mbi një kilogram narkotikë në Fushë-Kosovë
10:37 -28/06/2025
Sot shënohet festa e Vidovdanit, policia me apel: Shmangni provokimet
10:05 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?