KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Problemet me sondën `Starliner`, kthimi i astronautëve mund të shtyhet
Botë

Problemet me sondën `Starliner`, kthimi i astronautëve mund të shtyhet

Kosova News
Kosova News 10:22 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Udhëtimi tetë-ditor i dy astronautëve amerikanë mund të kthehet në një qëndrim tetë-mujor në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Problemet teknike me sondën “Starliner” të kompanisë Boeing kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë dhe ata mund të mos kthehen në Tokë deri në shkurt të vitit 2025.

Astronautët amerikanë Butch Wilmore dhe Suni Williams kishin në plan të qëndronin në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës për disa ditë. Por, problemet teknike me sondën “Starliner” mund t’i detyrojnë ata të kalojnë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri në hapësirë.

Dy astronautët amerikanë po bënin një fluturim provë me sondën e re “Starliner” për të parë se si do të funksiononte përpara përdorimit më të rregullt të saj për dërgimin e astronautëve dhe furnizimeve në hapësirë.

Megjithatë, problemet u bënë të dukshme kur sonda u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, duke pësuar një rrjedhje në sistemin që mundëson lëvizjen e saj.

Astronautët arritën në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mënyrë të sigurt, por çështjet mbi sigurinë e sondës për udhëtimin e kthimit në Tokë kanë zgjatur qëndrimin e tyre në hapësirë.

Në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës tani ndodhen shtatë njerëz dhe dy të astronautët amerikanë nuk kishin planifikuar të qëndronin për një kohë kaq të gjatë atje.

Një sondë e fundit e kompanisë SpaceX dërgoi më shumë ushqim dhe rroba për astronautët Wilmore dhe Williams për ta bërë më të rehatshëm qëndrimin e tyre në hapësirë.

Astronautja Helen Sharman, e cila në maj të vitit 1991 u bë gruaja e parë që vizitoi Stacionin Hapësinor Rus Mir, i kupton mirë sfidat e qëndrimit në hapësirë.

“Çështja e gjumit mund të jetë më sfiduese për astronautët Butch dhe Suni, sepse në bordin e stacionit hapësinor janë vetëm gjashtë kabina gjumi. Kështu që njëri nga shtatë anëtarët e ekuipazhit mbetet pa kabinë gjumi dhe kjo mund të ketë ndikim tek të gjithë anëtarët e ekuipazhit. Por, të them të drejtën prania e dy njerëzve të tjerë në bordin e stacionit hapësinor është një gjë e mirë, krijon më shumë mundësi për biseda mbi ato që ata kanë përjetuar së fundmi në Tokë”, thotë ajo.

NASA thotë se është duke shqyrtuar alternativat për kthimin e dy astronautëve në Tokë.

Një nga ato që po shqyrtohet është kthimi i tyre me një sondë të kompanisë Space X, që pritet niset për në hapësirë në shtator të vitit 2024 dhe është në plan të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025.

Nëse ky plan miratohet, atëherë udhëtimi tetë-ditor i astronautëve Butch dhe Suni do të kthehej në një qëndrim tetë-mujor në hapësirë.

Mendohet se më pas kthimi i sondës “Starliner” në Tokë mund të bëhet me ndihmën e sistemeve kompjuterike.

“Sistemet që mundësojnë lëvizjen e sondës duhet të funksionojnë me saktësi për të arritur trajektoren e duhur për kthimin e saj në Tokë. Disa javë më parë NASA dhe inxhinierët e kompanisë Boeing mendohej se e kuptonin problemin kryesor, por duket se ende nuk e kanë plotësisht të qartë”, thotë Dr. Simeon Barber, shkencëtar i hapësirës në Universitetin Open.

Zyrtarët e NASA-s nuk pritet të marrin një vendim përfundimtar mbi këtë çështje për të paktën edhe një javë.

Kompania Boeing shpresonte se një mision i suksesshëm hapësinor me sondën “Starliner” do t’i hapte rrugën udhëtimeve të tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me njerëz në bord.

Sonda “Dragon” e kompanisë Space X ka marrë miratimin e NASA-s për dërgimin e astronautëve në hapësirë që në vitin 2020/ voa

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?